UBT

Shpërndajnë 20 përqindëshin

/ 2 minuta lexim

Bordi i Drejtorëve i Agjenicsë Kosovare të Privatizimit (AKP), miratoi vendimet e rekomanduara nga Komisioni brenda Agjencisë për 57 kërkesa për shitje të banesave.

Këto kërkesa të shqyrtuara përfundimisht janë miratuar nga ana e Bordit të Drejtorëve në mbledhjen e sotme dhe kjo është hera e parë që merren vendime në lidhje me këtë çështje, që nga miratimi dhe hyrja në fuqi e Ligjit që rregullon këtë fushë dhe paraqet sukses domethënës për Agjencinë.

Po ashtu AKP ka shpërndarë një pjesë të 20 përqindëshit për punëtorët e disa ndërmarrjeve të privatizuara.

Agjencia po ashtu njofton se është bërë edhe miratimi nga ana e Bordit të Drejtorëve i shtatë listave të reja për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara për shpërndarje të pjesshme të shumës 20 për qind për ndërmarrjen shoqërore “Shala Trade” në Mitrovicë; “Ekonomia e Pyjeve” në Suharekë; ër “Flora Kërpimeh” në Podujevë; “Rilindja, Rrjeti Librar” në Prishtinë; “KB Ramadan Agushi” në Kaçanik; “Besa” në Lluzhan të Podujevës dhe “Metanb” në Prishtinë.

Mobi Casa

“Për dy ndërmarrje të reja Xim Strezovc dhe Hotel Grand, për të cilat Bordi muaj më parë ka ushtruar opsionin e tërheqjes së aksioneve për shkak të mosplotësimit të zotimeve të spin-offit special, në këtë mbledhje Bordi vendosi administrim të drejtpërdrejt në to, ndërkohë që do të bëhen të gjitha përgatitjet për hapat e ardhshëm për tenderimin e tyre”, thuhet në një njoftim të AKP-së.

Ndërkaq për ndërmarrjen “NBI Suhareka”, e cila po ashtu është e privatizuar me spin-off special, Bordi mori vendim për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për tërheqjen e aksioneve edhe për gjashtë muaj dhe gjatë kësaj kohe do të bëhet vlerësim për nivelin e investimeve të kryera në këtë ndërmarrje dhe të audituara nga auditori i pavarur.

Bordi diskutoi edhe në lidhje me zhvillimet e fundit në ndërmarrjen Trepça dhe autorizoi menaxhmentin e AKP-së për zhvillimin e procedurave për zgjedhjen e drejtorit të ri në Trepçë përmes konkursit të hapur, në përputhje me procedurat ligjore.