United Hospital

Shpërndahen 100 pako ushqimore për familjet në nevojë në Viti

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Komuna e Vitisë, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale përmes Qendrës për Punë Sociale, në bashkëpunim me Fondacionin Zayed for Good, ka bërë sot shpërndarjen e 100 pakove ushqimore për familjet në nevojë në këtë komunë.

Kjo ndihmë është realizuar në kuadër të aktiviteteve humanitare gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit dhe në prag të festës së Fitër Bajramit, me qëllim që të mbështeten familjet që kanë më së shumti nevojë për përkrahje.

HW

Zyrtarët komunal të kësaj drejtorie kanë theksuar se solidariteti dhe ndihma ndaj familjeve në nevojë mbetet një ndër prioritetet e vazhdueshme të komunës, sidomos në periudha të veçanta si Ramazani, kur ndihma dhe përkujdesja për njëri-tjetrin marrin një kuptim edhe më të madh.

Ndërkaq, familjet përfituese kanë shprehur mirënjohje për këtë mbështetje, e cila do t’u ndihmojë të përballojnë më lehtë nevojat gjatë kësaj periudhe festive./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.