Shpallet përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë

Grupi Drejtues Ndërkombëtar(GND) shpalli të hënën pasdite përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe përfundimin e mandatit të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar.

“Ky vendim u mor pas vlerësimit të tij më datë 2 korrik 2012 se Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës (PGJS) është zbatuar në mënyrë substanciale dhe duke vënë re se në përputhshmëri me zotimet e tyre, institucionet e Kosovës tani i kanë miratuar pakot e ndryshimeve të Kushtetutës dhe të legjislacionit primar duke i përfshirë në mënyrë të kënaqshme elementet e mbetura të PGJS-së brenda kornizës kushtetuese dhe juridike të Kosovës”.

“Pas përfundimit të detyrave të nevojshme administrative të brendshme, Zyra Civile Ndërkombëtare do të mbyllet në fund të vitit 2012. Me efekt të menjëhershëm, PGJS-ja nuk ekziston më si fuqia juridike e veçantë dhe më e lartë, dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës tani përbën bazën e vetme të kornizës juridike të vendit”, thuhet në deklaratën e Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën.

Në këtë ceremoni morën pjesë personalitete të larta shtetërore të vendeve që përbënin Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, në mesin e tyre edhe ish-kryenegociatori i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, i cili u prit me ndërime të larta në Aeroportin e Prishtinës.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).