Fidanishtja

Shpallet e pavlefshme pasaporta e ish-Jugosllavisë

/ 2 minuta lexim

Që nga data 1 janar 2012 edhe pasaportat e zakonshme me titullin Republika e Jugosllavisë janë shpallur të pavlefshme, pa marrë parasysh periudhën e vlefshmërisë së tyre.

Në një komunikatë për media, Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë njofton të gjithë ata qytetarë kosovarë në Zvicër që posedojnë ende pasaporta jugosllave, se në vijim të vendimit të marrë nga Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë (FDJP), respektivisht Zyra Federale për Migracion (FOM) të gjitha pasaportat e ish Republikës Socialiste të Jugosllavisë (me mbulesë të kuqe dhe tekstin «SFR JUGOSLAVIJA») janë shpallur të pavlefshme dhe si të tilla ato janë jashtë qarkullimit, pavarësisht periudhës së vlefshmërisë.

Që nga data 1 janar 2012 edhe pasaportat e zakonshme me titullin Republika e Jugosllavisë janë shpallur të pavlefshme, pa marrë parasysh periudhën e vlefshmërisë së tyre.

Fidanishtja

Këto dokumente nuk njihen më nga Zvicra, si dhe poseduesve të dokumenteve të tilla do t`u ndalohet në vazhdimësi hyrja në Zvicër, duke filluar nga data 1 qershor 2012.

Zyra Federale për Migracion poashtu u rekomandon poseduesve të pasaportës jugosllave që urgjentisht, para se të udhëtojnë jashtë vendit, të pajisen me pasaportë të re