GRANDEMALL

Shpallen rezultatet e provimeve pranuese në UP

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Publikimi i rezultateve të provimeve pranuese në Universitetin e Prishtinës (UP), të premten, edhe në faqen elektronike të fakulteteve nuk ka arritur të zbusë interesimin e konkurrentëve që për rezultat të vijnë dhe të njoftohen direkt në fakultet.

Këto rezultate për herë të parë janë publikuar për të gjitha njësitë akademike edhe në faqet elektronike të fakulteteve.Para njësive akademike të UP-së, gjatë tërë ditës janë vërejtur të rinj që kanë pritur të shpallen rezultatet ashtu sikur ka ndodhur një vit më parë në muret, dyert e dritaret me xhama të fakulteteve.

Dëshira për të parë më shpejt rezultatin e provimit, nuk i ka kënaqur ta shohin vetëm në formë elektronike, e cila për shkak të ngarkesës së madhe në rrjet nuk është kompletuar deri në orët e vona të ditës së djeshme. Por, konkurrentët janë informuar për rezultatet direkt edhe në fakultete.

Ata nuk kanë duruar që të presin publikimin e këtyre rezultateve në mënyrë elektronike që si proces ka zgjatur dhe nuk është bërë publik deri pas orës 17:00 për disa fakultete, për shkak të ngarkesës së madhe në faqen elektronike të Universitetit.

Më të pakënaqur me rezultatet kanë mbetur kandidatët e drejtimeve në fakultetet më të kërkuara. Në Fakultetin Juridik, Ekonomik, Mjekësi, Arkitekturë, Filozofik…disa kandidatë kanë filluar me ankesat, të cilat me vendim të Rektoratit do të kenë afat kohor t’i dorëzojnë brenda 24 orësh që nga shpallja e rezultateve.

Mobi Casa

Sekretari i përgjithshëm i UP-së Milaim Mazreku ka thënë se të gjitha fakultetet kanë pasur për obligim të publikojnë rezultatet me 3 gusht. Sipas tij procesi i vlerësimit është zhvilluar pa ndonjë raportim për shkelje, që do të mund të pengonte publikimin e rezultateve, transmeton gazeta “Zëri”.

Mazreku ka theksuar se në UP për herë të parë është shënuar avancim drejt publikimit të rezultateve në faqet elektronike të fakulteteve, për të njoftuar kandidatët me rezultatet duke shmangur udhëtimin nga qytete apo vende jashtë Kosovës.

Ai ka thënë se me momentin e shpalljes së rezultateve kandidatët kanë të drejtë në qoftë e janë të pakënaqur me rezultatin të dorëzojnë ankesën, dhe më pas të marrin përgjigje nga komisioni i fakultetit.

Në disa fakultete në UP konkurrenca arriti deri në 20 veta për një indeks. Në drejtimet e preferuar nuk kanë mbetur vende të lira. Numri në shumë fakultete është plotësuar ashtu si janë shpallur vende me konkurs.

Mbi 18 mijë veta kanë konkurruar për 9 mijë e 200 vende studimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.