Eko Higjiena

Shpallen fajtor të akuzuarit e “Syrit të Popullit”, Jashari 10 vjet do të qëndrojë në institucion shëndetësor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor të akuzuarit në rastin “Syrin e Popullit”, raporton Ekonomia Online.Murata Jashari për 10 vjet do të qëndrojë në institucion shëndetësor në trajtim të detyrueshëm psikik.

Kurse Sadri Ramabaja është dënuar me 5 vjet burg, por që në këtë dënim i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim.

Përderisa Avni Llumnica, është dënuar me 12 vjet burgim, duke iu llogaritur edhe koha gjatë paraburgimit, si dhe i është konfiskuar vetura X6.

Llumnica pas marrjes së vendimit ka thirrur ‘tradhti’, më pas ka fyer trupin gjykues ,e ç’rast policia e ka nxjerrë jashtë. Në rastin “Syri i Popullit” kishin dëshmuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

HW

Në këtë rast akuzohen Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana për vepra penale përgatitje të veprave terroriste ose vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Javën e kaluar, të akuzuarit japën fjalën e tyre përfundimtare. Sadri Ramabaja e cilësoi procesin si të montuar politikisht, ndërsa vet prokurorin si të ndikuar. Ai deklaroi se i gjithë procesi ishte inskenuar nga klani “Pronto”.

Prokurori Sylë Hoxha në fjalën e tij përfundimtare ka kërkuar që të akuzuarit të shpallen fajtorë.

Hoxha hoqi dorë nga ndjekja penale për Lirije Luzhën dhe Sabit Berisha të cilit ishin si të dyshuar në këtë rast.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.