Eko Higjiena

Shoqëria civile ndihmon këshillat e fshatrave në përfshirjen e femrave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Organizata Rinore PEN ( Rrjeti i edukimit të bashkëmoshatarëve), ka organizuar, sot, një takim me kryetarët e këshillave të fshatrave të Komunës së Vitisë, me të cilët ka diskutuar modalitetet e një përfshirje sa më të madhe të gruas në vendimmarrje.

Shqipe Gjocaj, menaxhere e projektit “të veprojmë për barazi” që implementohet nga organizata PEN dhe që mbështetet nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ka thënë se edhe pse organizata PEN, fokusin e saj e ka punën me rininë shkollore si dhe studentët, në kuadër të këtij projekti që zbatohet në shumë qendra të Kosovës, ka punuar në ngritjen e kapaciteteve edhe të grave të reja që ato të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe angazhimit në komunitetet. “Nga Komuna e Vitisë kemi trajnuar rreth 30 gra të reja që kanë gatishmëri dhe potencial për tu kyçur më aktivisht në procesin e vendimmarrjes lokale, kontributit në komunitetet si dhe në angazhime tjera që janë në interes për qytetarët”, ka thënë Gjocaj.

Ajo ka theksuar se ky grup i grave të trajnuara ka gatishmërinë që të jetë pjesë aktive edhe e këshillave të fshatrave si një mekanizëm konsultativ në vendimmarrje lokale, por për këtë duhet gatishmëria edhe angazhimi i vetë kryetarëve të këshillave të fshatrave që atyre t`iu mundësohet ky angazhim.

FIDANISHTJA

Kurse moderator i këtij takimi Tefik Salihu, ka thënë se në Komunën e Vitisë aktiv janë 37 këshilla të fshatrave, por fatkeqësisht numri i grave anëtare të këtyre këshillave është simbolik.

Ai ka theksuar se kohëve të fundit vërehet një interesim më i shtuar i femrave në takimet publike në fshatra, por për tu arritur kuota e përfaqësimit të femrave në këta mekanizma duhet një angazhim më i shtuar i gjithë mekanizmave relevant.

Përfaqësuesit e fshatrave kanë thënë se për një angazhim më të madh të këtyre mekanizmave në drejtim të gjithëpërfshirjes së femrave, duhet siguruar edhe kushte duke përfshirë edhe kompensimin./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.