UBT

Shoqëria civile kërkon zgjidhje urgjente të ngërçit institucional: Po dëmton të gjitha aspektet e jetës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ngërçi institucional që po e mban vendin pa institucione të reja të dala nga zgjedhjet, po cilësohet si i paprecedent nga shoqëria civile.

Drejtoresha e Lëvizjes Fol, Mexhide Demolli-Nimani, në intervistë për Ekonomia Online, tha se Kosova nuk ka përjetuar ndonjëherë një situatë të tillë, ku përpjekjet për konstituimin e Kuvendit po dështojnë vazhdimisht, duke thelluar krizën politike dhe duke rritur pasigurinë për qytetarët.

“Ajo çka është më se e nevojshme, më se e domosdoshme është një bashkëpunim më i ngushtë mes të gjitha partive politike, sepse ky ngërç shihet që nuk do të jetë lehtë i zgjidhshëm dhe duhet që t’i kemi disa alternativa nga partitë opozitare, të cilat, si duket nga ajo që po shprehen nga VV-ja, nuk po i pëlqen si ide. Kështu që ngërçi që asnjëherë më parë Kosova nuk e ka përjetuar vërtet është për keqardhje”, tha Demolli – Nimani.

UBT

Ajo shprehu shqetësimin për ndikimin e këtij bllokimi në jetën e përditshme të qytetarëve, të cilët tashmë po përballen me sfida të mëdha ekonomike dhe sociale.

Kriza aktuale institucionale, sipas saj, ka nevojë për zgjidhje urgjente dhe kërkon përgjegjësi të përbashkët politike për t’i dhënë fund bllokadës që po dëmton të gjitha aspektet e jetës në vend.

“Ky popull nuk e meriton një ngërç të tillë të institucioneve. Kemi shumë probleme, me të cilat duhet ta kemi sa më parë një qeveri që të merret me to, duke filluar nga shtrenjtimi i energjisë elektrike, shtrenjtimi i të gjitha produkteve, që jemi duke vërejtur si qytetarë. Fatkeqësisht, nuk e kemi një qeveri aktuale që do të duhej t’i kthejë sytë nga qytetarët dhe të merret me lehtësimin e jetës së tyre për të paktën ata që kanë vendosur që të jetojnë në Kosovë dhe të vazhdojnë këtu”, tha për EO, drejtoresha e Lëvizjes Fol.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.