UBT

Shoqëria civile kërkon objekt të kulturës modern dhe me shije

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Objekti i shtëpisë së kulturës pritet të ndërtohet në ish ndërtesën e administratës komunale-(përballë Kristalit) dhe pritet të kushtojë rreth 3 milion euro ka thënë Qemajl Mustafa.

Përfaqësues të shoqërisë civile, OJQ-të,qendrat kulturore,pamore,figurative,muzikore,skenike,sportive,rinore, kanë kërkuar nga udhëheqja komunale që ndërtimi i shtëpisë së kulturës të jetë modern,profesionalisht i ndërtuar dhe me shije. Këto komente ata i kanë bërë gjatë një prezantimi të ideve dhe propozimeve rreth formës,përmbajtjes,dhe hapësirës së kësaj shtëpie të organizuar nga kreu i Komunës.

Qemajl Mustafa duke elaboruar projektin e shtëpisë së kulturës tha se ai pritet të ndërtohet në ish objektin e ndërtesës komunale, ku janë të vendosura disa drejtori(përballë Hotelit Kristal) dhe pritet të kushtojë rreth 3 milion euro. Mustafa tha se në këtë shtëpi të kulturës do të jenë të përfshira dhe do të zhvillojnë aktivitetet e tyre shtesë të gjitha grupimet qytetare,intelektualët,artistët,artet pamore,organizatat rinore,muzikore,kulturore,poetike etj.

Mustafa tha se në fazën e parë do të jetë e rëndësishme që të dëgjohen idetë dhe hartuesit e projektit të kenë mundësi t`i inkorporojnë ato. Ai tha se Gjilani ka kapacitete për ta ndërtuar këtë objekt modern i cili pritet të përkrahet edhe nga Qeveria. “Unë shpresojë që ky objekt do të luaj rolin e një qendre rajonale kulturore, meqë ajo do të ketë mundësi të shfrytëzohet edhe nga studentët dhe të rinjtë e Kosovës Lindore” tha Mustafa.

Ndërsa,Ilir Gjinolli hartues i planeve rregulluese për Gjilanin tha se meqenëse ky objekt ka një kosto të lartë financiare, është e rëndësishme që ajo ta ketë edhe një panel prej profesionistëve.

Eco Higjiena

Ali Arifi përfaqësues i ekspertëve tha se në diskutimet fillestare për këtë objekt është me rëndësi të flitet për formën ,përmbajtën dhe hapësirën. Avni Behluli nga artet pamore tha se Gjilani meriton të ketë një institucion të mirë dhe modern të kulturës sepse ky ka qenë edhe premtim i kryetarit gjatë fushatës zgjedhore.

Ardit Ajvazi nga Këshilli Lokal i Veprimit tha se Gjilani ka mbi 30 , OJQ rinore dhe është mirë të mendohet për aktivitetet e tyre. Fatmir Selimi nga Qendra Kulturore e Anamoravës tha se Gjilanit i ka munguar një objekt kulturor, edhe pse është njëri nga qytetet ku më së shumti zhvillohet kultura.

Musa Sabedini gazetar ka thënë se shtëpia e kulturës pas rrokaqiellit(soliterit) mund të jetë objekti i dytë që Gjilani mund të identifikohet,andaj është mirë që kjo shtëpi e kulturës të jetë moderne dhe me shije.

Në debat kanë folur edhe Bahrije Mahmuti, Enkelejd Arifi, Shpresa Hajdari, Selver Xhelili,Nexhat Hajrullahu,Ali Demi etj. Ndryshe ky debat është organizuar nën patronatin e kryetarit të komunës,i ndihmuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Zyra e Projekteve për të dhënë kontribut në dizajnimin e idesë për projektimin e shtëpisë së kulturës, rinisë dhe shoqërive civile të cilat Komuna e trajton si objekt të rëndësisë së veçantë./rajonipress/