Mobi Casa

Shoqëria bjeshkatare alpiniste SHBA – Gjilan qëndrojnë në Kukës, mahniten me bukuritë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Një grup prej 50 vetash organizuar nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste (SHBA) Gjilan – Kosovë ishin vizitorë në parkun natyror Korab-Koritnik, zona Shishtavec Kukës. Grupi u prit dhe u përshëndet edhe nga Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana te ura mbi lumin Luma.

Më pas grupi u shoqërua nga punonjës të ADZM dhe të policisë. Deri në Shishtavec udhëtimi u bë me autobus. Në Shishtavec filloi ngjitja në këmbë në drejtim të Gurit të Mëngjesit e Kallabakut pjesë e shtegut “High Scardus Trail”.

Eco Higjiena

Larmia e peizazhit, bukuritë natyrore dhe mikpritja ishin një befasi e këndshme për të gjithë grupin e veçanërisht për 6 turistë gjermanë që ishin pjesë e grupit. Gjatë gjithë kohës punonjësit e AdZM i shoqëruan dhe i informuan për vlerat e Parkut.

Në kthim ata qëndruan edhe në Bar kafe SKI Centër, ku konsuamuan çajra të bimëve e frutave të ndryshme të zonës. Kënduan e kërcyen valle të krahinave të ndryshme të Shqipërisë e Kosovës në një atmosferë të gëzuar, të hareshme e mjaft miqësore. Ata u larguan me përshtypjet më të mira për tu rikthyer përsëri thuhet në njoftimin e Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste SHBA – Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.