Shoqatat e luftës stërmbushin fakultetet me studentë
Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në afatin e dytë kanë kërkuar nga Universiteti i Prishtinës, që të regjistrojnë edhe rreth 650 studentë nga këto lista, sipas memorandum të bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 2009. Nga lista e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve, është kërkuar që të regjistrohen edhe 207 studentë, kurse nga OVL edhe 442 studentë.
Mirëpo, rektorit Ibrahim Gashi, ka thënë se është e pamundur të pranohen të gjithë emrat që figurojnë në listat e shoqatave, posaçërisht në Fakultetin e Edukimit, ku është kërkuar që të regjistrohen rreth 200 studentë. Sepse, sipas tij, mund të rrezikojnë ndryshimet që po bëhen në këtë fakultet.
“Konsiderojmë që kjo listë na dëmton cilësinë. Jemi në fazën e verifikimit të secilit emër, sepse aty na ka ardhur një numër i madh i kandidatëve. Nëse ne e marrim gjithë atë numër, mund të biem në kundërshtim me projektet që ka Komisioni Evropian për reformimin e Fakultetit të Edukimit”, ka deklaruar ditë më parë Gashi…(Tribuna).


