UBT

Shoqatat e luftës marrin në shfrytëzim auto parkingjet

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan- Në seancën e fundit këshilltarët komunal në Viti kanë aprovuar propozimin për dhënien në shfrytëzim të auto parkingjeve për OVL.

Këshilltarët komunal gjithashtu kanë shqyrtuar dhe aprovuar draft buxhetin komunal për vitin 2013/2015. Këshilltarët kanë propozuar vendimin për dhënien në shfrytëzim të auto-parkingjeve për OVL-në e UÇK-së në Viti.

Eco Higjiena

Vitia tash e tutje do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e mbeturinave për periudhën 2012/2015, derisa kanë aprovuar edhe ndryshimin e rregullores komunale për taksa ngarkesa dhe gjoba.

Këshilltarët komunal kanë provuar edhe rregulloren për caktimin e tatimit në pronë.
Komuna e Vitisë tashmë ka autorizuar Jakup Jahirin që t`i vazhdoj takimet rreth procedurave për binjakëzim të Komunës së Vitisë me Komunën e Masonit të Shtetit Michigan në SHBA./rajonipress/