Shoqata “Yjet e Kosovës” nga Emmendingen

Në vazhdën e përpjekjeve tona për të ju sjellë informacione rrethë akitivteteve të shqiptarëve në mërgat në këtë shkrim shkurtimisht do të mund të njiheni me punën dhe aktivitetet e shoqatës “Yjet e Kosovës” nga Emmendingen i Gjermanis.
Ish kryetar i shoqatës “Yjet e Kosovës”, Tahir Shabani ka treguar për protalin tung.ch për fillimin dhe disa nga akitvitetet e sajë.
Shabani ka thënë se pos integrimit qëllim i shoqatës është edhe avancimi i femrës shqiptare në mërgatë.
“Shoqata është formuar me 16 Nëntor 2008 (në mesin e themelueseve janë dy femra, e një muaj më vonë është regjistruar edhe në Organet shtetërore Gjermane si shoqatë Kulturore.
Anëtarë aktiv të shoqatë janë rreth 60 persona, ndërsa pasiv po aq që i bie rreth 120 anetar, por nuk ka anetaresi (pa pagese), pra aktiviteti zhvillohet ne baza vullnetare dhe me vetfinancim te disa familjeve.
Shoqata ka grupin e valleve dhe të Teatrit, që nga themelimi ku ka prezentuar shum herë para publikut shqiptar dhe gjerman kjo mëse miri është pasqyruar 25 herë
në mediatë elektronike dhe të shkruara të badenit Jugor si dhe ne TV Zydbaden dhe RTK e RTV21 për info më shumë vizito faqen e shoqatës ëëë.sterne-kosovas.de
Rendesi e veqantë i kushtohet femrës shqiptare që jeton këtu, te cilat kanë takime të rregullta çdo të enjëte prej orës 16:00 deri në ora 20:00 në sallën e qytetit që si rezultat ka ngrit nivelin e besimit si në organizim në manifestime dhe shkollim e kualifikim.
Vlenë të veqohet turniri i futbollit i grave dhe vajzave, vitin e kaluar nga ana e qytetit; ku shoqata jonë ka garuar me dy ekipe që kanë marr vendin e dyte dhe të katërt.
Sot në kryesin e shoqatës janë katër femra dhe dy burra (njeri është Gjerman)”, ka theksuar Shabani.
Më posht i keni disa nga aktivitetet e kësaj shoqatë që ka bërë në këto vite.
• Takimet me palën gjermane janë jetike për shoqatën tonë, si p. sh. Festimi i përbashkët i Ditëlindjes së parë të Kosovës me më se katër orë program të fëmijëve dhe me prezencën e më se 30 për qind të gjermanëve, (shiko www.sterne-kosovas.de ; në meny, kliko Medien pastaj kliko presse/zeitungsartikel).
• Pason mbrëmja informative kushtuar humanistes së madhe‚ Nënës Tereze, në qershor të vitit 2009, me tenorin e shkëlqyer, z .Shkodran Tolajn, dhe regjisorin, Mustafë Shabani, që prezantuan vlera të mirëfillta në atë takim. Në manifestim morën pjesë shumë: gjermanë, italianë, kroatë, shqiptarë, si dhe me ndihmën e shoqatës‚‘‘Nëna Tereze‘‘ nga Luzerni, nën drejtimin e z. Pjetër Gjoni.
• Takimi me Policinë rreth rrezikut nga alkooli dhe droga.
• Dhënia e mirënjohjes z. Ëofgang Schnaiter për shërbimin në Kosovë, si dhe ligjëratën rreth Kosovës.
• Takimi me z. Peter Weiss, deputet i Parlamentit Gjerman dhe z. Mevlyde Hyseni nga Kosova, praktikante në Bundestagun Gjerman.
Në këtë takim pati njerëz intelektualë, duke filluar prej fëmijëve tanë që ishin 22 gjimnazistë, 6 studentë, si dhe ish-arsimtarë dhe ish-studentë të Kosovës; e tash së fundi,
• Manifestimi me rastin e 100 – vjetorit të lindjes së nënës së madhe e të dashur, Nënës Tereze.
Me krijuesit tanë e nën patronatin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, z. Dr. Villson Mirdita ( lexo:http://www.zemrashqiptare.net/article/Reportazh/18268/
Ne si shoqatë kemi marrë pjesë në 25 -vjetorin e themelimit te Misionit Katolik në Shtutgart.
Në mars të këtij viti patëm një vallëzim shqiptaro-gjerman (shiko videon produkcion i RTK-se në faqen www.sterne-kosovas.de).
Më 24 shtator patëm një turnir të grave këtu nën organizimin e qytetit dhe ne u prezantuam me dy ekipe, moto ishte “FIFA, ne po vijmë”, duke lobuar për Kosovën që të pranohet në FIFA, ku gazeta “Badische Zeitung” e ilustroi me fotografinë e shoqatës krejt ndodhinë e turnirit (shiko faqen: www.sterne-kosovas.de nën Medien-Zetungsartikel).
Me 25 Shtator kemi qene prezent ne meshen e freiburgut kur ishte Papa Benedikti i XVI shiqo( http://www.zemrashqiptare.net/article/Reportazh/24450/)
Takimi me 16.10.2011 Në Stuttgart i dorëzohet fotografia e Nënës Tereze dhe Papës Benedikti XVI ambasadorit Mirdita shiqo
( http://rrezore.com/index.php?option=com_content&vieë=article&id=515:perkujtohet-ne-shtutgart-figura-e-nenes-tereze&catid=46:diaspora ) ose
( http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=65&id=140632)
Takomi me moton “Faleminderit Gjermani” i dates 02.02.2012 shiqo ne linkuen e DË:http://www.dë.de/aty-ku-ka-dashuri-nuk-ka-vend-p%C3%ABr-urrejtje/a-15722206
Manifestimi per 100 vjetorin e Shqiperise me 02.12.2012 shiqo ne linqet: DË : http://www.dw.de/ekspozit%C3%AB-n%C3%AB-emmendingen-me-rastin-e-100-vjetorit.(tung.ch)