Hidromorava

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë dhe Komuna e Vitisë nënshkruan memorandum bashkëpunimi në interes të pacientëve

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Merrushe Ahmeti, kanë pritur sot në takim përfaqësuesin e Shoqatës të Drejtave të Pacientëve në Kosovë ( PRAK), z. Ruzhdi Rexha.

Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar rreth bashkëpunimit të kësaj shoqate me komunën e Vitisë, konkretisht edhe është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit që ka për qëllim bashkëpunimin në mes të drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale dhe PRAK-it.

UBT

Sipas këtij dokumenti parashihet themelimi i Këshillit të Pacientëve në komunën e Vitisë.
Përndryshe bëhet me dije se qëllimi i këtij këshilli është që të shërbej si një mekanizëm formal për përfshirjen e pacientëve në vendimmarrje në mënyrë që të punojnë së bashku me institucionet dhe stafin shëndetësor për të rritur cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore për pacientët dhe komunitetin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.