KKVITI

Shoqata e Ortopedëve dhe Traumatologëve të Kosovës nderon me mirënjohje dr. Selami Ramadanin për zhvillimin e Ortopedisë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Mjeku i njohur gjilanas në fushën e Ortopedisë, Selami Ramadani është nderuar me një mirënjohje të veçantë nga Shoqata e ortopedëve dhe traumatologëve të Kosovës. Ortopedi me një autoritet të madh në regjion këtë mirënjohje e ka marrë si rezultat i punës së tij disa vjeçare në zhvillimin e Ortopedisë në Kosovë.

Ndryshe ortopedi Selami Ramadani ka gëzuar një autoritet të jashtëzakonshëm në Gjilan si në kohën e okupimit, ku ka përkrahur shumë pacient dhe njihet si njeri i parimeve dhe etikës profesionale.

Ortopedi Ramadani thotë se kjo mirënjohje është edhe një motivacion më tepër për ta zhvilluar edhe më shumë fushën e Ortopedisë. “Unë si një profesionist i përkushtuar, si një familjar i devotshëm dhe si një njëri që jam munduar të jap kontributin tim modest në fushën e shëndetësisë, ndihem krenar për këtë Mirënjohje, sepse vërtet kemi punuar në kushte të rënda dhe të papërshtatshme në kohën e luftës, por edhe menjëherë pas luftës” tha Ramadani për rajonipress.

UBT

Selami Ramadani është një nga mjekët më popullor dhe më komunikues në fushën mjekësore. Ka një autoritet në popull pikërisht nga modestia e tij dhe nga etika e tij profesionale e humane. “Unë jam i njëjtë për të gjithë pacientët dhe mundohem që ta ndiej në shpirt dhe në lëkurën time dhimbjen e tyre sepse solidarizimi me pacientin në kohë të rëndë për të, është ilaçi më i mirë në raportet mjek – pacient. Unë do të vazhdoj të jem i përgjegjshëm dhe i përkushtuar në profesionin tim dhe tani edhe më mirë që e kam një pasardhës familjar, djalin tim Faikin, i cili po e ndjek me sukses rrugën e një fizioterapeuti të devotshëm” shprehet Ramadani.

Selami Ramadani thotë se këtë mirënjohje ia dedikon të gjithë pacientëve të tij të shumtë që i ka në rajonin e Anamoravës./rajonipress/