KKVITI

“Shoqata e Muhaxhirëve “ në Kosovën Lindore reagon ndaj shkrimeve serbe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Preshevë – Ne “Shoqata e Muhaxhirëve” në Kosovën Lindore, nuk jemi shoqatë terroriste si po tentohet të na etiketojnë disa media serbe nga Beogradi. Sepse paskemi dalë dhe e paskemi ngritur zërin e arsyes, zërin e së vërtetës shqiptare, ndaj diskriminimit të aparteidit që po e ushtron sot politika gjenocidiale serbe e Beogradit ndaj popullatës duarthatë në Kosovën Lindore.

Oh, kësaj i thonë; ampora more, një shoqatë shqiptare sipas medieve serbe po bëka terror vetëm e vetëm se paska dalë me pankartë dhe kërkon të ndalet diskriminimi dhe represioni që po e ushtron sot aparati represivë serbë ndaj popullatës në Kosovën Lindore.

Uji Dea

Serbisë sot po i dhembë së tepërmi ajo se “Shoqata e Muhaxhirëve” në Kosovën Lindore me seli në Preshevë, dita-ditës po e ngritë zërin e së drejtës dhe arsyes humane njerëzore mbi ankesat që po i përgatitë t’i parashtrojë pranë gjykatës të Strasburgut dhe në atë të Hagës, për pasuritë tona të patjetërsueshme stërgjyshore nga Traktati i Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit 1878, për pasuritë tona të patundshme në Sanxhakun e Nishit, Kazanë e Vrajës etj thuhet në reagimin e kësaj shoqate e cila ishte akuzuar nga mediet serbe se ishte organizatore e protestës së mbajtur më 1 shkurt 2013./rajonipress/