Shokuese, kimioterapia mund të shtojë tumorin
Kimioterapia e cila përdorte prej dhjetëra vitesh për të luftuar kancerin, në të vërtetë mund të stimulojë prodhimin e një proteine e cila e bën imun tumorin nga trajtime të tjera.
Zbulimi krejtësisht i papritur u publikua në revistën Nature dhe është produkt i një studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi qelizat e kancerit në prostatë.
Në studimin në fjalë siç informon noa, u analizuan efektet e një lloj kimioterapie mbi indet dhe qelizat e mbledhura nga një grup pacientësh të prekur nga tumori në prostatë.
Në vijim u zbuluan dëmtime të mëdha në ADN si dhe në indet dhe qelizat e shëndosha përreth zonës së prekur nga kanceri, ku rezultoi një prodhim i lartë i proteinës WNT16B, proteinë e cila ndihmon në mbijetesën e qelizave tumorale.
Zbulimi shokues tregoi se rritja e WNT16B ndërvepron me qelizat fqinje duke bërë që edhe ato të shëndosha të preken nga sëmundja.
Bashkautorët e këtij studimi Peter Nelson dhe Fred Hutchinson të Cancer Research Center në Seattle konfirmuan gjithashtu se pacienti i përgjigjet mirë kimioterapive të para, por kur ato përsëriten nuk japin rezultat madje përkeqësojnë.
Studiuesit shtuan se ky zbulim mund të çojë në zbulimin e një antitrupi të WNT16B, duke mbrojtur qelizat nga tumori dhe duke vrarë ato të sëmura, pasi në të kundërt duhet të zvogëlohen seancat e kimioterapisë, duke u përkeqësuar shëndeti i të sëmurit./Indeksonline/