GRANDEMALL

Shokuese: Alban Hyseni, nga 109 premtime nuk e ka realizuar asnjë të vetëm?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Sipas asamblistit Kushtrim Kadriu, nga 109 premtime Alban Hyseni nuk e ka realizuar asnjë. Kështu mendojnë edhe opozita, por edhe shumë qytetar të anketuar të cilët thonë se janë të zhgënjyer me startin e dobët dhe shumë zhgënjyes që po e tregon Alban Hyseni.

Kushtrim Kadriu asambleist komunal ka postuar dy foto ku shihet gjendja e mjerueshme në dy rrugë të qytetit. “Alban Hyseni, nga 109 premtime nuk ka realizuar asnjë të vetëm” pastaj ka shkruar Kadriu.

Në fakt edhe opozita LDK e AAK kanë akuzuar Alban Hysenin se nuk ka realizuar premtimet elektorale, e që është edhe më e keqja, projektet nga qeverisja e kaluar i ka stopuar për qëllime politike.

UBT

Nysreti një 38 vjeçar thotë se “ky Alban Hyseni ish mirë me que me naj fshat e me ba zyrtar të Bibliotekës, se për komunë e për Qeverisje ky haber s`kishte” shprehet ai.

Musliu një 52 vjeçar mendon se Alban Hyseni duhet të zbret në tokë dhe t`i shoh gjërat më ndryshe.”Ky Alban Hyseni duhet ta kuptojë se Gjilani është qytet i zhvilluar dhe me kulturë të lartë, këtu njerëzit të përcjellin dhe normal që të kërkojnë llogari. E bëri një budallaki dhe na e mbylli qendrën e qytetit 7 ditë dhe u paralizuam të gjithë” mendon ky taksist.

Edhe, Hanumshahja amvise thotë se është e dëshpëruar tej mase në Alban Hysenin. “Nuk po shoh asnjë progres dhe asnjë punë të hajrit që e ka proklamuar gjatë fushatës Alban Hyseni. Na kërkojmë punë konkrete dhe realizim të projekteve dhe jo demagogji e fjalime të kota” shprehet kjo qytetare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.