Uji Dea

Shoferi i droguar shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën 4 shqiptarë në Itali

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Raportohet se një aksident i rëndë pak muaj më parë në Itali i mori jetë 4 shqiptarëve dhe la një tjetër në gjendje kome.

O.L. ndodhej në makinë me partneren e tij, djalin e tyre një vjeç e gjysmë si dhe kunetërit e tij, 11 dhe 9 vjeç, të cilët humbën jetën.

Aksidenti ndodhi në Via Emilia në Gaida, një komunë në provincën e Reggio Emilia. Tani, tre muaj më vonë, 32-vjeçari shqiptar është zgjuar, edhe pse gjendja e tij neurologjike mbetet mjaft e rëndë. I riu ende nuk është në gjendje të flasë dhe duket se nuk kujton asgjë nga ajo që ka ndodhur.

Eco Higjiena

Krahas pasojave të rënda për shëndetin, 32-vjeçarit tashmë do t’i duhet të përballet me tronditjen e humbjes shumë të rëndë dhe ndoshta edhe një gjyq. Do të jetë detyrë e një eksperti që të kryejë kontrollet e duhura për të vlerësuar nëse ai është në gjendje ose jo të paraqitet në sallën e gjyqit.

Mediat italiane shkruajnë se kallëzimi duhet të paraqitet brenda 90 ditëve dhe do të jetë vendimtar për akuzën e tij (që në rastin do të ishte vrasje në rrugë dhe drejtim i automjetit nën efektin e drogës, duke qenë se nga analizat e kryera rezultoi se 32-vjeçari kishte konsumuar alkool dhe droga./albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.