GRANDEMALL

Shkyçje pa kontroll

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Korporata Energjetike e Kosovës po i shkyç nga rrjeti elektrik edhe konsumatorët që nuk ia kanë asnjë cent borxh. Kështu ndodhi me Fahrije Gjokajn, që u shkyç nga rrjeti, edhe pse kreu pagesën një ditë para se t’i skadonte afati. Raste si kjo ka plot. Gjokaj po mendon edhe për padi në gjykatë.

Korporata Energjetike e Kosovës nuk po i kursen nga shkyçjet as konsumatorët që paguajnë me rregull.

Pikërisht ditën kur Fahrije Gjokaj e shleu borxhin ndaj Korporatës, ekipet e kësaj të fundit e shkyçën nga rrjeti. Kjo pavarësisht faktit se kishte afat edhe një ditë për ta shlyer borxhin.

Saktësisht më datën 21 të dhjetorit të vitit të kaluar, Gjokaj kreu pagesën për rrymën e harxhuar muajin nëntor. Po në këtë ditë, pa asnjë paralajmërim, u shkyç nga rrjeti elektrik.

Në faturat që i posedon Gazeta shihet që kjo konsumatore ka pasur edhe një ditë afat për ta kryer borxhin, saktësisht deri më datën 22 të dhjetorit.

Gjokaj rrëfen se dëmi që i është shkaktuar nga kjo është i madh dhe se po mendon edhe për padi në gjykatë.

Raste si këto kur konsumatorët shkyçen pa asnjë kontroll ka më bollëk. Korporata është duke aplikuar një forme të re të inkasimit. Pavarësisht borxhit, konsumatori shkyçet nga rrjeti vetëm nëse nuk e ka paguar faturën e fundit.

“Pagesa për muajin nëntor është bërë më datën 21.12.2012. Shkyçja është bërë pikërisht këtë ditë, por unë si e kam bërë pagesën, kam shkuar në pushim. Ndërkaq, skadimi për pagesë ka qenë më datën 22.12.2012. Shkyçja është bërë një dita para afatit të skadimit për pagesë”, thotë Gjokaj e cila e mori vesh lajmin për shkyçje vetëm dy javë pasi u kthye nga pushimi.

GRANDEMALL

Ajo thotë se gabimin ia kanë konfirmuar edhe në KEK, por që e kanë detyruar të bëjë ankesë për ta kyçur serish.

Por, Gjokaj e ka ndërmend t’i drejtohet gjykatës.

“Kam thirr në KEK. Ata e kanë konfirmuar që pagesa është bërë në rregull dhe me kohë. Ata më thanë të lajmërohem në sportel edhe më bo ankesë për ri kyçje. Unë u thashë me bo ankesë për me i kërkuar falje KEK-ut që e kom bo pagesën me rregull apo çka”, tregon Gjokaj.

Sipas saj, gjykata mbetet rruga e vetme, pasi për kohën sa nuk pati rrymë dëmet ishin shumë të mëdha. Përveç të ftohtit, kësaj familjeje iu prishën edhe produktet ushqimore. “Janë shkrirë të gjitha produktet në frigorifer. Edhe tërë natën jemi mërdhi nga të ftohtit”, ka thënë Gjokaj.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, ka thënë se konsumatori në fjalë ka pasur të pa paguar tarifën e shërbimeve që është kyçur në rrjetin elektro-energjetik dhe ky shërbim ka ndikuar që konsumatori të jetë në listën e shkyçjeve.

“Pra, pos faturës kishte edhe tarifën, prandaj pasi kishte edhe borxh të papaguar jashtë faturës së fundit, atëherë data e cekur nga ju vlen vetëm për faturën e fundit e jo edhe për borxhin jashtë saj”, ka thënë Buzhala.

Sipas tij, secili konsumator ka te drejtë ankese dhe Korporata me seriozitetin më të madh e shqyrton secilin rast.

“Nëse evidentohet se i është bërë ndonjë e padrejtë dhe si rrjedhojë konsumatori ka pasur dëme, atëherë KEK i paguan edhe dëmet e shkaktuara pas analizimit të situatës në tërësi. Njëjtë do të veprojë edhe në rastin në fjalë”, ka thënë ai.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.