Fundamenti

Shkurte Fejza për himnin ‘Mora Fjalë’: Kjo këngë duke i kënduar pavdekësisë historike ka përfituar pavdekësinë artistike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shkurte Fejza për himnin ‘Mora Fjalë’: Kjo këngë duke i kënduar pavdekësisë historike ka përfituar pavdekësinë artistike
Ndër vite komandantit Adem Jashari i janë kushtuar shumë këngë, por kënga “Mora Fjalë”, interpretuar nga Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza, mbetet projekti më i realizuar në të gjitha komponentët artistik, dhe si e tillë cilësohet himni më i bukur kushtuar heroit kombëtar, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo këngë pas 22 viteve arriti të kumbojë në tribunat e Kombëtares shqiptare duke u bërë lejmotiv i saj.

Sot këngën “Mora fjalë” e dinë përmendësh të gjitha gjeneratat.

Prandaj jo më kot, “Mora fjalë” është zgjedhur kënga e vitit 2023.

Mobi Casa

Në pyetjen e parashtruar nga gazetari i “Kosova Sot Online”, Armend Preteni: Shumë këngëtarë i kanë kënduar Komandantit legjendar Adem Jashari, por kënga “Mora Fjalë mbetet interpretimi më i realizuar në të gjitha komponentë, si ndiheni kur vlerësoheni me premisa të larta për këtë këngë?

Shkurte Fejza është përgjigjur: “Mora fjalë”, është një kushtim për legjendarin Adem Jashari që ngjanë në këngët antike që u këndoheshin heronjëve me përmasa hyjnore. Është një thirrje që qëllimshëm s’i përfillë kufizimet e realitetit e as dimensionet kohore. Kjo këngë duke i kënduar pavdekësisë historike ka përfituar pavdekësinë artistike”.

Artistja poashtu k a potencuar se është e lumtur që ka arritur t’a ngrisë në këtë nivel këngën “Mora Fjalë”

“Unë jam shumë e lumtur, që ia kam arritur t’a ngrisë në këtë nivel por gjithmonë duke iu falenderuar autorit të tekstit dhe kompozitorit të kësaj kënge z.Naim Gjoshit dhe aranzhuesin dhe realizuesin në studio z. Xhevdet Gashi”, ka theksuar Shkurte Fejza për “Kosova Sot Online”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.