UBT

Shkurte Fejza, këngë për 100-vjetorin e pavarësisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

E veçantë si gjithnjë me interpretimin dhe paraqitjen e saj, këngëtarja Shkurte Fejza sapo ka realizuar këngën e saj kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ndonëse këtë ide ajo e kishte të kamotshme, ajo tani edhe po e realizon.

“Kënga titullohet ‘Ëndrra shekullore’, e realizuar nga Avni Qaili. Shpresoj që kënga të pëlqehet në publik meqë kemi punuar mjaftë shumë në të”, ka thënë ajo për “Zëri”.

RCCOLA

Xhirimin e këngës “Ëndrra shekullore” do ta nisë gjatë këtyre ditëve, dhe do të jetë pikërisht Vlora ku do ta bëjë këtë xhirim.