RCCOLA

Shkupi të ndal diskriminimin ndaj studentëve nga Lugina e Preshevës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Bujanoc- Lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik, ka reaguar ashpër duke kundërshtuar rreptësisht procedurat ligjore të autoriteteve maqedonase

Lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, ka reaguar ashpër të hënën, duke kundërshtuar, rreptësisht procedurat ligjore të autoriteteve maqedonase, të cilat kanë shtrënguar kushtet e vendqëndrimit për studentët shqiptarë jashtë Maqedonisë.

Musliu, kërkon urgjentisht nga Qeveria e Maqedonisë, të heq dorë nga këto ligje diskriminuese, kurse nga spektri politik shqiptar dhe universitetet shqiptare në Maqedoni, kërkon të reagojnë ndaj kësaj dukurie, e cila zvogëlon dukshëm numrin e studentëve shqiptarë, që studiojnë në këtë shtet.

Ky diskriminim, dipas Musliut, më së shumti i godet studentët shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe ata të Kosovës, e posaçërisht këta tanët (të Luginës), të cilët duhet të udhëtojnë në Beograd, pranë ambasadës së Maqedonisë për të plotësuar aplikacionin për vendqëndrim dhe leje për të udhëtuar dhe studiuar në Maqedoni.

Hidromorava

“Këto procedura diskriminuese të shtetit maqedon, ndikojnë për braktisjen e studentëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Lugina e Preshevës, të cilët janë të shumtë në numër”, theksoi Musliu, duke shtuar se “studentët shqiptarë lëre që ballafaqohen me kushtet e studimit në Kosovë, për shkak taksës policore, tashti edhe me vendqëndrimin në Maqedoni”.

Lideri i LPD-së, Jonuz Musliu, kërkon nga Qeveria e Maqedonisë, të heq dorë nga këto ligje diskriminuese, kurse nga spektri politik shqiptar dhe universitetet shqiptare në Maqedoni, kërkon të reagojnë ndaj kësaj dukurie, e cila zvogëlon dukshëm numrin e studentëve shqiptarë, që studiojnë në këtë shtet.

Musliu, gjithashtu një akt të tillë diskriminues të shtetit maqedon e konsideron të dëmshëm për proceset integruese evropiane dhe lëvizjen e lirë ndër-rajonale, pikërisht në momentet kur Maqedonia pretendon Evropën, a në anën tjetër vë regjim të kufirit.