Hidromorava

Shkup: Prokuroria, dënim maksimal për autorët e vrasjes

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Shkup – Prokuroria publike do të kërkojë dënim maksimal për autorët e vrasjes së pesëfishtë tek liqeni afër fshatit Smillkovc, paralajmëroi sot Kryeprokurori i Shtetit Lupço Shvërgovski.

“Ligji është shumë rigoroz. Bëhet fjalë për vepra më të rënda penale – terrorizëm, për të cilat është paraparë dënim maksimal me burg të përjetshëm.
Shpresoj se policia në bazë të fakteve biologjike dhe materialet që i posedon do të përgatisë padi penale kualitative të cilën do të mund ta procesojmë në afat sa më të shkurtër kohor”, deklaroi Shvërgovski.

Mobi Casa

Ai vlerësoi se policia ka treguar shkallë të lartë të profesionalizmit dhe efikasitetit. Në interes të hetimeve Shvërgovski nuk deshi të komentojë, ndërsa më shumë detaje për rastin paralajmëroi për nesër./rajonipress/