Eko Higjiena

Shkullaku: Nuk është çudi koalicioni PDK-LDK

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Opinionisti nga Shqipëria, Armand Shkullaku, i cili është mjaft aktiv në Kosovë, sidomos në kohë zgjedhjesh, ka thënë se gjatë fushatës elektorale do të ketë ashpërsim të fjalorit politik, sidomos nga LDK-ja në raport me PDK-në.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Shkullaku ka vlerësuar se diskursit politik të LDK-së nuk do t’i kundërpërgjigjen Hashim Thaçi dhe partia e tij.

“Kjo parti – LDK-ja – do të jetë më e zëshme dhe do të tentojë të imponojë një lloj diskursi me agresiv në fushatë ndaj Qeverisë. Ndërsa sa i takon PDK-së, mendoj se fushata e PDK-së do të jetë e përqendruar tek oferta ekonomike dhe nuk besoj se do të replikojë ose të bëjë kundërakuza ndaj LDK-së”, ka deklaruar Shkullaku.

Në këtë kontekst, Shkullaku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, në krahasim me zgjedhjet e kaluara, është duke bërë fushatë më përmbajtjësore.

“E veçanta e kësaj fushate, sipas meje, qëndron tek Vetëvendosja, e cila, ndryshe nga subjektet e tjera politike, ka një fushatë më të pjekur politikisht, më të maturuar, më të kujdesshme dhe mua më krijohet përshtypja sikur Vetëvendosja është duke e ndjerë që pesha e saj është duke u rritur dhe në këtë aspekt është duke u treguar më e kujdesshme edhe në fushatën e saj”, ka thënë Shkullaku.

Eco Higjiena

Ndërkaq duke folur për epilogun e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Shkullaku ka se mund të ketë surpriza në këto zgjedhje.

Sipas tij, PDK-ja mund të dalë përsëri forca e parë politike në Kosovë.

“Se cila do të jetë partia e parë është vështirë ta them, por nëse do t’u referohesha zgjedhjeve lokale të vitit 2013, ku PDK-ja kishte një avantazh të lehtë ndaj LDK-së në numrin total të votave dhe duke parë fushatën e deritanishme, pa gjykuar se çfarë do të ndodhë në dhjetëditëshin e ardhshëm, PDK-ja mund ta ruajë këtë avantazh të lehtë”, është shprehur Shkullaku.

Pas 8 qershorit, Shkullaku nuk e ka përjashtuar një koalicion në mes të PDK-së dhe LDK-së, por ka thënë se AAK-ja ka mundësi të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme qoftë me partinë e Thaçit apo Mustafës.

“Nuk e shoh një koalicion të tillë, por nuk e përjashtoj, sepse gjithçka do të varet nga numrat. Ky koalicion në dukje të parë mund të mos jetë i shëndetshëm për demokracinë, por nëse Kosovë ka ardhur koha të ketë një opozitë vërtet të fuqishme, e këtë e shoh te Vetëvendosja”, ka deklaruar Shkullaku. /Epoka e Re/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.