Hidromorava

Shkrimtari Bilall Maliqi nga Presheva nderohet me çmimin e dytë!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në qytetin e Dardanës (Kamenicë), u mbajt Manifestimi tradicional “Lulëkuqet e Prillit 2014”.Në orën e madhe letrare morën pjesë një numër i konsiderueshëm i poetëve nga troje të shumta shqiptare, të cilët para të pranishmëve paraqitën risitë e tyre poetike.

Ky manifestim me rëndësi të veçantë në nivel të Republikës së Kosovës, kishte karakter garues, ku në konkursin anonin (me shifër) kishin konkurruar një numër i madh i poetëve të cilët me poezitë e tyre paraqitën prurje të reja për jurinë profesionale.

Në orën letrare lexuan poetë nga troje të ndryshme shqiptare. Nga Lugina e Preshevës morën pjesë dhe lexuan poezitë e tyre kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Bilall Maliqi dhe poeti Rexhep Abazi nga Medvegja, transmeton Titulli.

Uji Dea

bilall maliqi-2Juria profesionale e përbërë nga: Hysen Matoshi, Ganimet Klaiçi dhe Daut Maliqi paraqitën fituesit e çmimeve në poezi dhe në prozë.

Në konkursin anonim në poezi shkrimtari nga Presheva dhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” nga ky qytet Bilall Maliqi, nderohet me çmimin e dytë.

Pas marrjes së çmimit Maliqi deklaroi se ky çmim më nderon mua, krijimtarinë time letrare dhe e nderon Preshevën në veçanti e Luginën e Preshevës në përgjithësi…/Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.