FITORJA

Shkoni në shtëpi!

/ 5 minuta lexim
GRANDEMALL

Qindra qytetarë në protestën e radhës kundër Korporatës Energjetike të Kosovës kërkuan largimin e Arben Gjukës dhe Ministrit Besim Beqaj. Ata këmbëngulin se u bë dallavere me faturat e muajit janar. Organizatorët kërkojnë hetime sa më parë nga prokuroria.

“Hajnat në burg, rrenci Arben Gjuka dhe hajni Besim Beqaj në burg”.

Këto kanë qenë thirrjet e qindra protestuesve të hënën para ndërtesës se Korporatës Energjetike të Kosovës, të cilët po i kundërshtojnë faturat e rrymës për muajin janar.

Ata edhe njëherë kërkuan hetim rrënjësor për këtë korporatë, e cila siç thonë po ua vjedh xhepat e qytetarëve të varfër. Qytetarët pohuan se çdo ditë do të protestojnë, madje në të ardhmen do të provojnë të hyjnë edhe brenda në KEK.

Protestuesit po ashtu shprehen dëshirën që të protestojnë ndoshta edhe para Ministrisë së Besim Beqajt, të cilin e quanin edhe “hajn”.

Luan Berisha, i cili foli para masës protestuese, duke i quajtur hajna si Arben Gjukën po ashtu dhe ministrin Beqaj, tha se KEK-u qytetarëve të varfër “ua ka shti duart në xhepa”.

“Qytetarë ne e dokumentuam hajninë, hajnitë u vërtetuan, na premtuan që kanë me ndërmarrë masa, u ndërmorën masa me na shkyç rrymën, na rrejtën. Rrenca rrenca. Të dashur qytetar KEK-u është i qytetarëve, KEK është kompani publike, Arben Gjuka i ka rrejt krejt popullin. Arben Rrenci”, brohoriste ai para masës protestuese.

Ndërsa Sabri Asllani, qytetar nga Prishtina thotë se faturat e tij për muajin janar i kanë ardhur trefish më të larta dhe se kjo gjë sipas tij është e papërballueshme, në këtë gjendje ekonomike në të cilën gjenden qytetarët e Kosovës.

“Po protestoj se është pagesa shumë e madhe 61 euro e diçka më ka ardhur për janarin, ndërsa ne jemi 10 anëtarë dhe s’mund ta paguaj. Unë kam harxhu rrymë, ama le të ma qet as sa kam shpenzuar, e jo trefishë, prej 17 deri në 77.. …marre për ta çka janë duke bërë”, tha ai.

UBT

Edhe Rabie Hyseni, protestuese, u shpreh tej mase e mllefosur me këtë që ua ka bërë KEK-u. Sipas saj, kjo Qeveri me këtë që po u ndodh qytetarëve, duhet të bie.

“Kam dal këtu se në muajin dhjetor dhe janar më ka ardhë një shumë marramendëse. Unë jetoj me dy fëmijë dhe nuk punoj. Jam kryefamiljare, për ata kam dal. Duhet të ndërmarrin diçka…..Këtë Qeveri komplet e kisha rrëzu, se kjo është katastrofë me na marr kafshatën e gojës dhe ne të paguajmë ka 200 apo 300 euro rrymë“, tha ajo.

Ndërsa Yll Rugova, nga grupi organizues i qytetarëve protestues, thotë se protestat do të vazhdojnë derisa të kenë sqarim se pse janë fryrë faturat dhe pse janë çmimet e energjisë elektrike kaq të larta.

Ai pohoi se kërkesë e tyre mbetet që të ndryshohen tarifat e energjisë elektrike nga ZRRE.

“Për shkak se në fillim e kemi parë njëfarë reagimi institucional, ka qenë e udhës që protestat përkohësisht me pas njëfarë ndërprerje, për me këqyr çka është duke ndodhur. Por ai reagim për neve ka qenë i pamjaftueshëm dhe kemi parë që mllefi tek qytetarët ka qenë i madh si më herët. Ka qenë e udhës që të vazhdojmë protestën. Nga numri i qytetarëve, edhe pse ke shi, kanë ardh po tregon se ende asgjë nuk është zgjidh dhe se njerëzit po kërkojnë përgjigje dhe kurrfarë përgjigje nuk kena”, tha ai.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, zëdhënës i KEK-ut tha se ata u kanë dhënë përgjigjej konsumatorëve, duke i siguruar ata se askush nuk do të paguaj më shumë se sa ka shpenzuar.

“Zgjidhja përfundimtare është se KEK i garanton gjithë konsumatorët, se asnjë nuk do të paguajë më tepër se sa ka shpenzuar. Ndërsa të gjithë konsumatorët që e shohin të nevojshme të ankohen, që mendojnë se u është bërë e padrejtë, le t’i drejtohen sporteleve të KEK-ut dhe do të marrin përgjigje në kohen më të shkurtër të mundshme”, tha Buzhala. Buzhala më tej tha se KEK deri tani ka shqyrtuar diku 2600 ankesa nga 3300 sa janë paraqitur dhe se në 900 raste kanë ndodhur gabime për faj të KEK apo konsumatorëve. Të gjitha këto sipas tij, janë zgjidhur dhe korrigjuar dhe të gjithë konsumatorët kanë marrë përgjigjen adekuate.

Ai madje thotë se ankesat janë të njëjta me janarin e vitit të kaluar, ndërsa gabimet janë dukshëm më të vogla se sa në janarin e një viti më parë. Ndërsa përgënjeshtroi konsumatorët të cilët pohojnë se janë shkyçur . Buzhala theksoi se asnjë konsumator që ka bërë ankesë nuk është shkyçur, duke i lutur ata që dyshojnë që u është bërë e padrejtë të ankohen, pasi KEK do t’i shqyrtojë të gjitha rastet.

Ndryshe, qytetarët organizatorë të protestës paralajmëruan vazhdimin e protestave para KEK-ut dhe në ditëve në vijim. Protesta e radhës pritet të mbahet përsëri të mërkurën para ndërtesës së KEK, nga ora 12.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.