Fundamenti

Shkon në BQK?

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje nga posti i Ministrit të Financave. Por, zyrtarisht, Kabineti i Kryeministrit ende nuk ka dhënë njoftim zyrtar për daljen e Hamzës nga Qeveria. Kreu i financave duket se synon të bëhet guvernator i Bankës Qendrore.

Në kabinetin e kryeministrit nuk i kanë komentuar këto dorëheqje, ndërsa në Ministrinë e financave e kanë thënë edhe zyrtarisht përmes një komunikate se Bedri Hamza po pret përgjigje nga kryeministri.

“Duke e konsideruar punën në Ministrinë e Financave si përmbyllje të një cikli në karrierën e tij, pas lirimit nga posti i tij z. Hamza synon të kërkojë më tej sfida të reja profesionale. Z. Hamza bën të ditur që arsyet e dorëheqjes së tij janë krejtësisht për motive familjare dhe të karrierës personale”, thuhet në komunikatën e MF’së.

Në letrën e tij të dorëheqjes Hamza shprehet i kënaqur që ka shërbyer në qeverinë Thaçi, si ministër, por edhe gjatë periudhës kur ka shërbyer si zëvendësministër.

Përveç Hamzës, punën në Ministrinë e financave shumë shpejtë do ta lë edhe zëvendësi i tij – Ramadan Avdiu, i cili e ka të siguruar postin e konsullit në ambasadën e Kosovës në Gjenevë të Zvicrës. Ky i fundit po pret derisa t’ia caktojë qeveria një zëvendës.

Zyrtar të këtij institucioni tregojnë se kreu i financave të Kosovës shumë më herët po përgatitej për të marrë postin e guvernatorit të BQK’së dhe me hapjen e konkursit për këtë pozitë i është hapur rruga për të kaluar andej.

“Si ministër s’ka pasur të drejtë me konkurru për guvernator. Patjetër është dashur të japë dorëheqje për të mos e shkelur ligjin. Në bankë e ka të sigurt mandatin pesë vjet, a këtu si kanë mbetur edhe shumë”, thotë një zyrtar i MF’së.

Në Ligjin për BQK-në, thuhet: “Asnjë person nuk do të shërbejë në organet vendimmarrëse të Bankës Qendrore përderisa është anëtar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i Qeverisë, zyrtar i një ministrie të qeverisë ose i ndonjë entiteti publik tjetër, ose zyrtar a punëtor i një institucioni financiar, i cili vepron me zyrat e tij në Kosovë, ose është pronar i drejtpërdrejtë ose pronar aktual i pesë për qind të shumës së interesit të ekuitetit në një institucion financiar të tillë”.

Vetë Hamza nuk e ka bërë publike këtë synim, e as se ku do të shkojë pas lirimit nga posti i ministrit.

Ndërsa zëvendësi i tij, Ramadan Avdiu, tashmë e ka të qartë se kah do t’ia mësyjë, madje

Uji Dea

tregon se një veprim të tillë e kishin paraparë në njëfarë forme, ta ndërmerrnin së bashku, pas përmbylljes së vitit 2012.

“Nuk përjashtohet mundësia me kalu në një pozitë të re. Synimet e mia janë në një pozitë diplomatike”, thekson Avdiu.

Megjithatë, ende nuk e ka ofruar zyrtarisht dorëheqjen e tij tek numri një i ekzekutivit.

Ai është emëruar si konsull i përgjithshëm nga Ministria e Punëve të Jashtme në Konsullatën e Gjenevës, ku edhe e ka familjen.

Avdiu edhe kohë më parë kishte paralajmëruar dorëheqjen e tij si nga posti i kryetarit të Degës së Partisë Demokratike në Prishtinë dhe nga pozita e zëvendësministrit.

Megjithatë, ai pohon se nuk do të lë boshllëk në udhëheqjen e Ministrisë së Financave dhe se nuk do t’i lëshojnë njëkohësisht vendet e punës edhe ai edhe ministri.

“Unë do të jem këtu derisa të emërohet ministri i ri. Kam disa obligime që duhet t’i kryej dhe nuk do të lëmë boshllëk në ministri”, është shprehur Avdiu.

Se kush do t’i zëvendësojë krerët e kësaj ministrie ende nuk dihet, ashtu sikur nuk dihet nëse do ta pranojë kryeministri i vendit dorëheqjen e Hamzës.

Karriera e Hamzës

Bedri Hamza u emërua ministër i Financave i Republikës së Kosovës më 22 shkurt 2011. Para se të emërohej në këtë pozitë, për tre vjet Hamza ishte zëvendësministër i Ekonomisë dhe Financave. Para se Partia Demokratike e Kosovës të vinte në pushtet Hamza ka qenë nënkryetar i PDK-së – dega e Mitrovicës; shef i Departamentit për Ekonomi dhe Financa për Qeverisjen e Mirë në Partinë Demokratike të Kosovës, si dhe përgjegjës për përcjelljen e punës së qeverisë së atëhershme. Në periudhën 1987 – 1990, z. Hamza ka punuar në KXMK “Trepça” në Mitrovicë, ku ka ushtruar postin e udhëheqësit të Kontabilitetit dhe Financave në Metalurgjinë e Plumbit. Gjatë viteve 1990 – 1998 ka punuar në biznesin privat. Prej vitit 2000 deri në vitin 2003 ka qenë drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.