Hidromorava

Shkollimi nuk është në harmoni me tregun e punës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Marigona Kastrati studion në Fakultetin Ekonomik, kurse Qëndrim Gashi studion në Fakultetin Juridik. Të rinjtë që studiojnë në këto degë nuk janë të informuar nëse do të jenë të dobishënm për tregun e punës. Kjo, pasi në Kosovë nuk ekziston një strategji për ‘prodhim’ të kuadrove sipas kërkesave të tregut të punës.

“Kam dëshirë të punoj në Bankë, për këtë arsye studioj Banka dhe Financa. Por, nuk e di a do kem mundësi të punësohem”, ka thënë Kastrati. Edhe Qëndrimi thotë se është në vitin e tretë në Fakultetin Juridik, por gjasat për punësim, sipas tij, janë të vogla.

Uji Dea

“Më rëndësi po i përfundoj studimet në drejtimin që më pëlqen, e nuk e di se më tutje çfarë do të bëhet”, ka thënë ai. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 32% e të papunëve në Kosovë janë të moshës 15 deri në 24 vjeç. Për këtë, ekspertët e arsimit thonë se një pjesë të përgjegjësisë e ka edhe sistemi i arsimit. Jonuz Salihaj, ekspert i arsimit, thotë se shkollimi i mesëm dhe shkollimi i lartë, apo universitetet nuk janë në harmoni me tregun e punës…(Tribuna).