Fundamenti

Shkollat pa psikolog, e psikologët të papunë

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ka diplomuar në psikologji në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, por nuk ka gjetur punë me profesionin e saj. D. O. është nga Istogu dhe një nga të diplomuarit e shumtë me psikologji që nuk ka vend pune, por punon në profesion tjetër. Ajo kryen punën e teknikes së farmacisë.

Fal shkollës së mesme në këtë drejtim ka gjetur një vend pune në një nga barnatoret e Prishtinës, në afërsi të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në të kundërtën, në qoftë se do të kishte një shkollë të mesme të përgjithshme, do të ngelej pa punë pavarësisht diplomës që ka.

“E kam adhuruar psikologjinë, desha të punojë psikologe, e dua këtë punë, dhe mbarova studimet që për mesataren e pagave në Kosovë nuk ishte e lehtë të mbulosh as shpenzimet e shkollimit. Dëshira për të qenë psikologe, i tejkalonte sfidat, por pastaj po pasohet në Kosovë me dëshpërimin e mungesës së vendit të punës”, thekson ajo për “Zërin” duke përmendur dhe një numër të madh të gjeneratës së saj që kanë ngel pa punë fare.

E në anën tjetër, Universiteti i Prishtinës (UP) për çdo vit në këtë drejtim regjistron minimumi 100 studentë në bachelor, kurse konkurrenca kalon mbi 500 veta që kandidojnë për një vend studimi në psikologji, në këtë universitet. Psikologjia është drejtim që ekziston i akredituar edhe në kolegje private dhe shumë i kërkuar nga të rinjtë për studim po ashtu dhe në këto institucione.

E, ndonëse jo pak largpamës për të ardhmen e tyre – punësimin me këtë profesion, këta të rinj që regjistrohen në psikologji me të marrë diplomën ndeshën me realitetin. Çdo shkollë në Kosovë me legjislacionin në fuqi duhet të ketë psikologun.

Kjo nuk ndodh për shkak të mungesës së buxhetit. Përdorimi i substancave narkotike, therjet me thika, vrasjet ndërmjet nxënësve, mungesat që prekin shifrën me mijëra në shkolla të mesme…nuk kanë shtyrë qeverinë që të ndërmarrë hapa për të siguruar buxhetin e pranimit të psikologëve në shkolla.

F.V. është një psikologe e diplomuar dy vite më parë nga komuna e Suharekës, por asnjëherë deri më tash nuk ka arritur të punësohet.

“Nuk ka konkurs për psikolog. Dhe po ndodhi të pat dikund një apo dy vende në vit apo në çdo dy vjet konkurrenca është aq e madhe sa shpresat për ta fituar atë vend pune të humbin që në çastin e parë që hyn në konkurrencë”. F.V. nuk ka pasur të mesmen drejtim profesional që së paku “të fus hundët” në ndonjë punë edhe qoftë me të ardhura minimale, apo e rëndomtë në ndonjë market, firmë private…

FIDANISHTJA

Familja e saj tash mbahet me të ardhurat e vetëm një anëtari të punësuar. Valmir Gashi, kryetar i Këshillit të Studentëve të Fakultetit Filozofik, bënë të ditur se për shkak të konkurrencës së fortë për një vend pune me diplomë të psikologjisë, të diplomuarit deshën apo nuk deshën obligohen të ndjekin studimet master.

“Një kandidat për vend pune që ka diplomë dhe të masterit e penalizon atë me diplomë vetëm bachelor dhe ky patjetër duhet të regjistrojë master që të hyjë në konkurrencë të barabartë atëherë kur shpallet një vend pune”, thekson Gashi duke shtuar se për fat të keq të këtyre kuadrove, këtë vit akademik nuk është organizuar as niveli i dytë (master) i studimeve në psikologji, për shkak të mos akreditimit nga Agjencia e Kosovës për Akreditim.

Ndërkaq, udhëheqës të Kolegjiumit për Arsim dhe Kulturë në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, pranojnë se nëpër të gjitha shkollat nuk ka psikolog.

Azem Guri, kryetar i këtij kolegjiumi i ka thënë gazetës së në kuadër të drejtorive komunale arsimore (DKA) janë duke punësuar nga një psikolog apo pedagog, të cilët e kanë për obligim të hulumtojnë dhe mbikëqyrin gjendjen sociale të nxënësve nëpër shkolla. Edhe pse psikologu në kuadër të drejtorive komunale arsimore, Guri pranon se është i pamjaftueshëm, ai thekson se gjithçka varet nga buxheti.

“Nëpër secilën shkollë duhet të ketë psikolog dhe ka kërkesa nga drejtoritë e shkollave, por hapja e vendeve të reja të punës për psikolog në shkolla është e varur krejtësisht nga buxheti dhe ky buxhet mungon”. Ai nuk mohon se ka mungesa të mëdha të nxënësve në shkolla, që përdorin drogën, bëjnë vepra tjera negative…dhe se nevoja e psikologut është e domosdoshme.

Njëjtë deklarohet dhe Silvana Haxhikadria, drejtoreshë për arsim në komunën e Gjakovës, e cila thotë se buxheti nga granti qeveritar për shërbime psikologjike nuk mjafton që çdo shkollë të ketë psikolog.

“Punësimi i psikologëve do të ishte një ndihmesë e madhe për të larguar nxënësit nga dukuritë negative. Mirëpo, buxheti në arsim është i limituar”, thekson Haxhikadria. Drejtimi i psikologjisë në UP është hapur pak pas luftës si një nga degët më të reja në këtë universitet, i parë me perspektivë për të ardhmen e vendit dhe të të diplomuarve!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.