FIDANISHTJA

Shkollat pa mjekë!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Vizitat sistematike të mjekëve nëpër shkolla nuk janë duke u praktikuar. Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thonë se vizitat sistematike nëpër shkolla janë në kompetencë të komunave. Ferid Agani, ministër i Shëndetësisë, thotë se këto vizita janë të obliguara që të kryhen te nxënësit, me qëllim të identifikimit të problemeve shëndetësore, dhe marrjen e masave parandaluese, duke e përmirësuar shëndetin e nxënësve. “Sipas koncepteve të mjekësisë Familjare dhe legjislacionit në fuqi, sa i përket doktrinës së Mjekësisë Familjare, vizitat sistematike nëpër shkolla nuk janë më pjesë e politikës së Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë ministri Agani.

Sipas tij, tani në shumicën e shkollave janë të punësuar edhe mjekët, të cilët i kryejnë këto vizita. “Kjo është çështje e kujdesit parësor shëndetësor, dhe tani në shumicën e shkollave janë mjekët që e kryejnë këtë vizitë”, ka thënë ai.

Refki Beqiri, shef i Arsimit në Komunën e Prishtinës, thotë se në disa shkolla kanë të punësuar mjekët, të cilët kujdesen për shëndetin e nxënësve. Kurse në ato shkolla që nuk ka mjekë, vizitat, sipas tij, i bëjnë mjekët e ambulancës së qytetit. “Ne nuk kemi mundësi të punësojmë mjekë nëpër çdo shkollë”, ka thënë Beqiri. Kurse, Osman Vitija, drejtor i shkollës fillore “Elena Gjika”, thotë se përveç klasave të para dhe të gjashta, që e kryejnë një kontroll sistematik, gjegjësisht që e bëjnë një vaksinim të rregullt të këtyre moshave, kontroll tjetër të nxënësve nuk ka nëpër shkollat e Prishtinës.

Hidromorava

“Bëhet vetëm vaksinimi i nxënësve të klasave të para dhe të gjashta. Asnjë vizitë tjetër në shkollat e Prishtinës këto dy-tri vitet e fundit nuk e kanë bërë mjekët”, ka thënë Vitija. Ai sqaron se shkolla deri vonë ka pasur edhe dentist që ka bërë kontrolle sistematike te fëmijët. Por, tashmë nuk ka dentistë në shkolla. Vitija sqaron se prania e mjekut në shkollë është shumë e mirëpritur. “Kemi shumë nevojë, si për pediatër, ashtu edhe për dentist. Shkolla ka 2000 nxënës që kanë nevojë për mjekun”, ka pohuar Vitija.

Ibrahim Tërshnjaku, inspektor sanitar, thotë se vizitat sistematike janë obligative të kryhen nëpër shkolla. “Patjetër se në bazë të ligjit mbi sëmundjet ngjitëse, janë obligative të bëhen kontrollet e përhershme te fëmijët për çështjen e sëmundjeve të ndryshme infektive dhe parazitare”, ka thënë Tërshnjaku.

“Disa shkolla i kanë të punësuar mjekët të cilët i bëjnë vizitat e përhershme, mirëpo, se sa janë efektive, ajo mbetet të shihet edhe nga ajo se sa kemi fëmijë të sëmurë”, ka thënë Tërshnjaku.(tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.