RCCOLA

Shkolla “Thimi Mitko” vazhdon grevën e arsimtarëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sh.F.M.U “Thimi Mitko” në Gjilan e cila numëron rreth 1300 nxënës edhe sot në ditën e 6 të grevës janë unik në grevën e tyre.

Edhe pse në këtë shkollë ishin bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e mbarë të mësimit Sindikata e BSPK kishte paralajmëruar Qeverinë se nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre nuk do të fillon mësimi.

KKVITI

Kryetari i Sindikatës së kësaj shkolle Idriz Ramadani edhe njëherë ka bërë të ditur se kërkesat e mësuesve janë legjitime dhe kërkon që sa më shpejtë të realizohen.
“Po na mohet një e drejt e jona ne kemi paralajmëruar me kohë, por kërkesat tona nuk janë marrë për bazë, bile ato janë injoruar aq shumë sa që edhe atë pak dinjitet të cilin e kishim na është përdhosur, kjo grevë është për dinjitetin e mësuesve dhe në përgjithësi shoqërisë, ne jemi të vendosur dhe marrim të gjitha informacionet nga Këshilli Qendror i grevistëve dhe nuk do të luhatemi në asnjë moment”.

Ramadani ka edhe një porosi për të gjithë prindërit e kësaj shkolle:”Ne jemi duke kërkuar të drejtat elementare tona, ndjejmë keqardhje të madhe për nxënësit, por edhe
për ju prindërit këtë grevë nuk jemi duke e mbajtur nga vullneti ynë i mirë, por duhet kuptuar edhe ju se kjo është një kërkesë e paralajmëruar shumë më herët dhe asnjëherë nuk është shqyrtuar, urojë që sa më shpejtë, që nxënësit të ulen në bankat e tyre shkollore” ka thënë Ramadani./rajonipres/