United Hospital

Shkolla “Mehmet Isai” pranon donacion të makinave të punës CNC nga Bursa e Turqisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shkolla e mesme teknike “Mehmet Isai” ka pranuar një donacion të makinave të punës CNC nga Bursa e Turqisë, përkatësisht nga biznesmeni Fahretin Gylener.

Drejtoresha komunale e Arsimit, Albana Demiri, e ka falënderuar z. Gylener për këtë donacion si një mundësi e madhe për nxënësit e kësaj shkolle.

“CNC është një mundësi mjaft e avancuar dhe inovative si pajisje prodhimi dhe matëse me cilësi të lartë. Përpunimi me CNC luan një rol jetik në zhvillim profesional tek nxënësit të cilët do të kenë mundësi tash e tutje të punojnë me këtë program”, ka thënë Demiri.

Eco Higjiena

Kryetari i shoqatës Kosova-Shkup me seli në Bursa, Rexhep Gunduz, ka thënë se kjo është mbështetja e radhës për shkollën teknike të Gjilanit nga kompania e Gylener, duke konfirmuar se mbështetja dhe bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Fjalë falënderimi për këtë donacion ka shprehur edhe drejtoresha e shkollës “Mehmet Isai”, Lumnije Tahiri-Sadriu, e cila tha se kjo është shkollë me fat që e ka memorandumin e bashkëpunimit afatgjatë me Gunduz e Gylener./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.