FITORJA

Shkolla e re në Pozheran do të jetë e gatshme në shtator të 2019

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Dy zëvendës ministra të Qeverisë së Kosovës Sami Hajdaraj dhe Hajredin Hyseni nga Ministria e Administratës Publike, të shoqëruar nga kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti e kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, kanë inspektuar punimet që po zhvillohen në ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore “Halil Alidemaj” në Pozheran.

Ndonëse ky projekt ka pësuar disa vonesa të natyrës teknike, përfaqësuesit e qeverisë u zotuan se ky projekt do të jetë ndër projektet me prioritet, me qëllim që nxënësit e këtij lokaliteti, të kenë mundësin t`i ndjekin mësimet në kushte sa më të mira.

GRANDEMALL

Sami Hajdaraj zv. ministër në Administratën Publike, u shpreh se nga ana e ministrisë, do ti japin mbështetje finalizimit sa më të shpejtë të këtij projekti dhe se nuk ka pengesa që mund ta ngadalësojnë dinamikën e punës. Megjithëse përfaqësuesi i kompanisë punë kryese, u shpreh se projekti do të përfundoj në funt të vitit tjetër, që nënkupton edhe fillimin e mësimit në objektin e ri, kryetari i komunës Sokol Haliti kërkoi që shkolla të jetë e gatshme për nxënësit në shtator të vitit të ardhshëm.

Kërkesa e kryetarit Haliti u mirëprit edhe nga e përfaqësuesve të ministrisë gjë që edhe punë kryesi u dakordua që të rrisë dinamikën e punëve dhe shkolla e re për nxënësit e Pozheranit të jetë e gatshme më 1 shtator të 2019./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.