UBT

Shkolla e re dhuratë për 100 vjetorin e shtetit shqiptarë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qemajl Mustafa ndërtimin e shkollës për nevojat e lagjes së dytë në qytet e ka quajtur investim kapital. Ramë Buja ndërkaq tha se shkolla e re është dhuratë e Qeverisë për 1000 vjetorin e shtetit shqiptarë.

Banorët e lagjes së dytë në qytet i janë gëzuar ndërtimit të shkollës së re e financuar nga Ministria e Arsimit. Kjo shkollë është përuruar solemnisht të mërkurën. Përurimin dhe inaugurimin e këtij objekti domethënës arsimor e kanë bërë Qemajl Mustafa e Ramë Buja të shoqëruar edhe nga Bujar Nevzati e Izmi Zeka.

Kryetari i Gjilanit Qemajl Mustafa pasi ka përgëzuar stafin arsimor dhe qytetarët e kësaj lagjeje tha se kjo shkollë është investim në dije dhe jemi krenar që po përurojmë një objekt të kompletuar. Mustafa tha se ndërtimi i kësaj shkolle është domethënës dhe investim kapital. Gjilani ka nevojë edhe për një shkollë fillore dhe një të arteve tha ai .

Mustafa tha se kushte të njëjta infrastrukturore po krijohen dhe nëpër fshatra. Kurse Ramë Buja ministër i arsimit tha se ky inaugurim i tempullit të dijes tregon përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për një investim të arsyeshëm dhe racionalist të kapshëm. “Nuk ka dhuratë më të mirë sesa kjo shkollë për nder të 100 vjetorit të shtetit shqiptarë” tha Buja.

Hidromorava

Edhe Bujar Nevzati drejtor i arsimit tha se kjo lagje ka pasur nevojë të kahershme që të ketë një objekt të tillë.”Që nga viti 2008 në Gjilan janë ndërtuar 7 shkolla të reja dhe dy anekse. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm i qeverisjes komunale dhe i njeriut të parë të Gjilanit “ tha Nevzati.

Nevzati tha se kushtet e mira infrastrukturore do të ndikojnë edhe në ngritjen e cilësisë mësimore. “Objekti i ri është tregues i përkushtimit të qeverisjes komunale që arsimi të ketë prioritet dhe të investohet sa më shumë” tha Nevzati.

Sami Hoxha koordinator i shkollës u zotua se personeli arsimor do të jetë i përgjegjshëm dhe se nxënësve u është mundësuar që të jenë sa më afër tempullit të dijes./rajonipress/