Shkolla e Mireshit, mbron titullin e kampionit në garat kombëtare në lëndën e kimisë
Gjilan – Për të pestin vit me radhë shkolla e Mireshit mbanë titullin “Kampion i Kosovës” në garat kombëtare në lëndën e kimisë. Të shtunën, më 1 prill 2017, në kolegjin turk “Mehmet Akif”, u zhvillua finalja e madhe në pjesën eksperimentale të garave të kimisë, ku nxënësja e klasës së IX-të, Aurora Kqiku, e cila edhe në pjesën teorike në nëntor të vitit të kaluar kishte arritur ta zë vendin e parë, sërish mbrojti titullin “Kampion i Kimisë”, dhe zuri vendin e parë në nivel të Republikës së Kosovës.
I gjithë ky angazhim do të ishte pothuajse i pamundur pa punën e vazhdueshme dhe të palodhshme të mësimdhënësit të kimisë Ilir Kastrati dhe përkrahjen e drejtorit të shkollës Fadil Shabani.
Këto rezultate të vazhdueshme janë dëshmia më e mirë se në shkollën tonë punohet dhe mbi të gjitha, prioriteti ynë është ngritja e cilësisë dhe arritja e sukseseve të nxënësve në mësime ka thënë Rexhep Arifi mësimdhënës në këtë shkollë.
“Jemi të bindur që kjo traditë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse dihet, tani më, shkolla jonë është bërë vatër e kimistëve të rinj, duke u’a mundësuar nxënësve të dalluar shkollimin në një kolegj me kushte moderne” ka thënë Arifi./rajonipress/


