United Hospital

Shkolla e fshatit Haxhaj nuk ka kushte për proces mësimor

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Jo larg fshatit Zhegër, në kilometrin e dytë, ngre shtat shkolla fillore, paralele e ndarë e Shkollës fillore “Agim Ramadani” në Zhegër. Kjo shkollë fillore e fshatit Haxhaj e ka një “hall” se nuk ka kushte për proces mësimor. Objekti i shkollës në fjalë është jo i përshtatshëm për t’u zhvilluar procesin normal i mësimit. Aty nga larg duken të qarat e mureve të këtij objekti shkollor, ku edhe shkollarët druajnë nga kjo “gjendje” e kësaj vatre arsimore.

Edhe ish-drejtori i Arsimit, në Gjilan, Nazmi Musa, i cili para do dite shkoi në pension, e ka bërë një projekt për ndërtimin objektit shkollor në fjalë, por, ai projekt, si shton Rrahman Agushi, drejtor shkolle, – ka mbetur edhe sot e asaj dite vetëm në letër e asgjë në praktikë. Por, tash për tash, ky objekt shkollor nuk i plotëson kushte normale për zhvillimin e procesit mësimor, për faktin se objekti shkollor është rrëzbitur tej mase.

Si mësuam nga Rrahman Agushi, drejtor shkolle në Zhegër, kjo shkollë e “ndarë” e fshatit Haxhaj nuk i plotëson kushtet as për afërm për proces mësim normal. “Edhe nga brenda duken muret e plasaritura, por të plasaritura janë edhe pjesa e sipërme të tavanit. Për momentin, ky objekt shkollor do të ishte mirë të renovohet ose të bëhet një zgjidhje më afatgjate në ndërtimin e një shkolle të re. Tash për tash, në këtë shkollë fshati, mësimet e rregullta i vijojnë nga klasa e parë e gjer në klasën e tetë, ku gjithsejtë janë 53 nxënës. Prej këtij numri, 27 janë meshkujt dhe 26 janë femra.

FIDANISHTJA

Këtu, tash për tash, në mësim japin mësim 4 mësues klasor dhe 12 arsimtarë. Të shtojmë edhe këtë, shton Rrahman Agushi drejtor, në këtë lokalitet të kësaj ane të Malësisë së Karadakut, mësimet i vijojnë shkollarët nga katër fshatra, si janë: Godeni, Haxhaj, Demiraj dhe fshati Selishtë, komuna e Gjilanit. Sa i përket inventarit shkollor, të them të drejtën, nuk është aq i panevojshëm. Dihet, ka banga e karriga të vjetra, por ato pajisen për pak kohë”.

Siç dihet, shkolla në këtë fshat ka funksionuar nga vitit 1972 në objektin e familjes Fazli D. Haxhës. Personeli mësimor është i rregullt, ku një numër i tyre vijnë nga rrethina e kësaj ane, por disa të tjerë vijnë nga Gjilani. Të shtojmë edhe këtë se, 17 shkollarë të klasave të 12-ta, mësimet e rregullta i vijojnë në shkollën qendër, në Zhegër.

Edhe Hasan Dauti, qytetar nga ky lokalitet, ka vërejtje. Ai shton se, kjo shkollë fshati ka nevojë të ndërtohet e re. “Sot kjo shkollë fshati rënkon nga “dhëmbi” i kohës. Ky objekt nuk i përngjan ndonjë shkolle, sepse, si nga brenda, po ashtu edhe nga jashtë, duket e rrëzbitur dhe jo funksionale për mësim. Prandaj, unë jam që sa nuk është bërë vonë, të bëhet një zgjidhje për shkollarët e këtij lokaliteti. Unë kam bërë ankesë edhe tek organet e komunës sonë, që shkolla në Haxhaj të ndërtohet dhe të jetë një prioritet prej prioriteteve tjera të kësaj fushe të dijes”, ka shtuar H. Dauti, qytetar nga fshati Haxhaj./ tefik selimi/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.