United Hospital

Shkolla “Abaz Ajeti” kremtoi Ditën e Shkollës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në ambientin e shkollës fillore dhe të mesme të ultë “Abaz Ajeti” në Gjilan u kremtua Dita e shkollës, ku merrnin pjesë nxënësit e kësaj shkolle, mësimdhënësit, prindërit, ish arsimtarë të kësaj shkolle, mysafirë të ndryshëm.

Këtë manifestim me pjesëmarrje e nderuan përfaqësuesit e FSK dhe policisë së Kosovës. Fillimisht fjalën e rastit e mori Drejtori i shkollës Hetem Kosumi, i cili së pari i falënderoi të gjithë për pjesëmarrje duke i uruar nxënësit, prindërit, personelin arsimor të shkollës “Abaz Ajeti”.

Më pas është ndalur duke përmendur të arriturat e kësaj shkolle gjatë periudhës një vjeçare. Gjatë këtij viti shkollor janë bërë shumë punë të mëdha në këtë shkollë, është vizituar nga shumë personalitete, organizata e shoqata, të cilat kanë premtuar se do të ndihmojnë këtë shkollë. Është premtuar ndërtimi i sallës së kulturës fizike, pajisja e shkollës me kabinete etj.

Të pranishmit kanë mundur të shikojnë punën e nxënësve të kësaj shkolle, të cilët me punimet e tyre kanë mahnitur të pranishmit derisa për mysafirët u shtruar një koktej rasti.

Si zakonisht u shpërblyen mësimdhënësit dhe nxënësit e dalluar. Mësimdhënës të viti Këshilli i Shkollës shpalli prof. Ragip Ramadanit mësimdhënës të kulturës figurative, i cili u shpërblye me mirënjohje.

Uji Dea

Kësaj radhe me kënaqësi të veçantë Drejtori i shkollës ndau mirënjohje dy nxënësve Natyra dhe Rreze Jerliun për suksesin e treguar në garat komunale në lëndën e Matematikës të cilat zunë vendet e para.

Mandej u shpërblyen edhe nxënësit në laminë e sportit e veçanërisht karateistët me të cilët mburret shkolla, të cilët në kampionatin botërorë të mbajtur në Prishtinë fituan medaljet e arta.

Manifestimi u pasurua edhe me një program të pasur kulturo-artistik ku me recitale, këngë e valle kanë argëtuar të pranishmit, ku kanë shprehur dijen, talentin dhe vendosmërinë për të vazhduar përpara.

Në fund u zhvillua ndeshja finale e turnirit në volejboll për vajza që u organizua për nderë të ditës së shkollës./ismet azizi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.