Mobi Casa

Shkojmë në zgjedhje, s’e shkelim Kushtetutën

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se më mirë është që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme sesa të shkelen ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës gjatë miratimit të Ligjit të Buxhetit dhe shitjes së 75 për qind të aksioneve të PTK-së.

Fundamenti

“Nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme këto zgjedhje i shkaktojnë Qeveria dhe partitë e koalicionit. Për ne më mirë është, nëse vjen puna, të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme sesa të bëhet shkelje e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. LDK-ja nuk mund të bëhet pjesë e shkeljes së Kushtetutës dhe ligjeve në emër të asja që mos të rrezikohet vendi që të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Beqiri. /Epoka e re/