Shkodran Mustafi, nga kampioni në rezervist

Shkodran Mustafi e pati një karrierë të luhatshme deri tash. Prej një futbollisti të panevojshëm të Evertonit, qendërmbrojtësi shqiptar u bë lojtar mjaft i rëndësishëm i Sampdorias, përmes së cilët e fitoi një vend në përfaqësuesen gjermane, me të cilën mori pjesë edhe në Botërorin e Brazilit, në të cilin e fitoi medaljen e artë.
Mirëpo, kur pritej që futbollisti shqiptar nga Maqedonia ta bëjë hapin gjigant, gjithçka shkoi mbrapshtë deri tash.
Ai u transferua në Valencia për 8 milionë euro gjatë verës, por deri tash, ka mbetur një hije në klubin spanjoll.
Kjo pasi trajneri Nuno e preferon dyshen e qendrës së mbrojtjes, Nicolas Otamendi e Ruben Vezo.