United Hospital

Shkodra : Ta avancojmë rolin e gruas

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Mimoza Shkodra, këshilltare komunale në Komunën e Gjilan thotë se si gra duhet të ngrisin zërin që të avancojmë rolin e gruas në sfera të ndryshme, ta fuqizojmë ekonomikisht, por apeloi që qendra të ketë përkrahje institucionale dhe shoqërore dhe të jetë partner i Qeverisë së Republikës së Kosovës sepse ndryshe është e vështirë të mbahet kjo strehimore e cila nuk i plotëson kushtet dhe maksimumi mundet me i strehua 15 viktima.

Gratë e Forumit të Gruas nga niveli qendror dhe Forumi i Gruas nga niveli lokal i AKR-së së Gjilanit kanë bërë një vizitë në qendrën për mbrojtjen dhe rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve “ Liria” në Gjilan.

Gjatë këtij takimi u bisedua për gjendjen e qendrës “Liria” ku sipas Nazife Jonuzi drejtoreshë pranë kësaj qendre. ka vështirësi të theksuar për mbajtjen e qendrës.

Myzyene Selmani deputete në parlamentin e Republikës së Kosovës dhe shefe e Grupit parlamentar e AKR-së, tha se pak po punohet për mbrojtjen e viktimave të dhunës dhe po mungon vullneti politikë për ndryshimin e kësaj gjendje. Andaj ajo ka apeluar që të ndihmohet gruaja në riintegrim, të kërkohet nga Ministria e Tregtisë dhe industrisë që të ndihmohen këto gra nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me nga një vend të punës.

Mobi Casa

Ndërsa, Suzana Novobërdali kryetare e Komisionit për barazi gjinore në Parlamentin e Republikës së Kosovës ka thënë se është e njoftuar më për së afërmi me këto strehimore ku vendstrehimi zgjatë për 2 vjet, por sipas saj ajo që shqetëson është çka më pas.

Sipas saj, duhet të mendohet më seriozisht në këtë drejtim. Ajo tha se do të jetë paneliste në një debat të Komisionit Evropian ku do të ngre pikërisht çështjen për këtë strehimore dhe problemin e buxhetimit gjinor.

Mimoza Shkodra, këshilltare komunale në Komunën e Gjilan thotë se si gra duhet të ngrisin zërin që të avancojmë rolin e gruas në sfera të ndryshme, ta fuqizojmë ekonomikisht, por apeloi që qendra të ketë përkrahje institucionale dhe shoqërore dhe të jetë partner i Qeverisë së Republikës së Kosovës sepse ndryshe është e vështirë të mbahet kjo strehimore e cila nuk i plotëson kushtet dhe maksimumi mundet me i strehua 15 viktima./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.