Fundamenti

Shkodra: Po ju vëzhgojmë, punoni diçka të mirë për Gjilanin

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në përgjigjen e saj ndaj deklaratës së Arbër Ismajlit shef i kabinetit të Lutfi Hazirit, Mimoza Shkodra zëdhënëse e PDK-së thotë se presim edhe reagime të tjera nga shefi i kabinetit sepse i duhet shumë punë për të fituar besimin në LDK, por mos harroni as edhe një herë, ne po ju vëzhgojmë dhe kujdesemi që ju të mos gaboni sepse kështu ndërtohet Gjilani, kështu ka realitet demokracia e jo vetëm fjalë. Mos u frikoni nga shkrimet tona, ato janë terapi e shëndetshme për ju.

Para se të merreni me PDK-në është mirë të mos bëni shkelje statutare, e as lojëra me emblemat, por të bëni diçka konkrete të paktën pas 100 ditëshit të qeverisjes tuaj

Nëse Arbërit dhe qeverisjes LDK – AAK nuk i duket shkelje e rëndë statutare ndryshimi i emblemës së komunës në këtë mënyrë atëherë vaj halli për ta. Por vetë fakti që luani me emblemën e komunës qoftë kjo edhe një akt i paqëllimtë i një të riu flet mjaft për joseriozitetin tuaj. Emblemat, stemat, flamujt, simbolet e komunave dhe të shtetit janë aspekt ligjorë e kushtetues dhe përcaktohen përmes konkurseve, për shkakun e rëndësisë së veçantë që e kanë.

Gjithashtu nëse Arbërit dhe qeverisjes aktuale nuk i duket me lidhje kjo gjetje faktike, realiteti i kartëvizitave të shpërndara nga zyra e kryetarit të komunës, gjithashtu vaj halli për ta.

Këto gjetje, janë shkelje të rënda statutare nga qeverisja LDK- AAK, andaj para se të merreni me PDK-në është mirë që të merreni me komunën, me mos politizimin e saj gjë që po ndodhë në realitet. Por po ju’a rikujtojmë, punë të mira për qytetarët, por pa lojëra dhe shkelje si kjo me emblemën.

Se sa jeni ju serioz në këtë drejtim flet më së miri qasja plotësisht politizuese që po i bëni komunës. Vendosja e numrit zgjedhor 78 nga zgjedhjet e fundit gjë që në tavolinën e takimeve flet më së miri se kah ja keni mësy me e dërgua komunën.

Uji Dea

Kemi bërë punë të pareshtur gjashtë vite me radhë në krye me ish- kryetarin Mustafa që ta çlirojmë komunën nga ankthi i politizimeve dhe këtë e kemi bërë në masë të madhe edhe në administratë edhe në arsim edhe në shëndetësi. Këtë mund ta bëjnë vetëm ata që vërtetë e duan qytetarin e kësaj komune, gjë që është më se e qartë tashmë që ju nuk mund ta bëni sepse nuk i keni sjellë asnjë të mirë të theksuar.

Nëse populli u mashtrua një here nuk mashtrohet sërish sepse u pa puna e juaj me pak muaj të fillimit të qeverisjes.

Pse keni gabuar në të kaluarën nuk është ndoshta dëm i madh, po LDK dhe ju si individë nuk po ndryshoni dhe nuk po mësoni aspak dhe ky është fati juaj.

Fitore e pirros do t`i thonim ne kësaj fitores tuaj të vitit 2013 për komunën. PDK gjithmonë me debate të gjalla u fuqizua dhe po fuqizohet.

Dhe krejt në fund ju themi presim edhe reagime të tjera nga shefi i kabinetit sepse i duhet shumë punë për të fituar besimin në LDK dhe me këtë përfundon reagimi ynë rreth EMBLEMËS së Komunës, por mos harroni as edhe një herë, ne po ju vëzhgojmë dhe kujdesemi që ju të mos gaboni sepse kështu ndërtohet Gjilani, kështu ka realitet demokracia e jo vetëm fjalë. Mos u frikoni nga shkrimet tona, ato janë terapi e shëndetshme për ju përfundon reagimi i Mimoza Shkodrës./rajonipress/