GRANDEMALL

Shkodra nderon Bekim Fehmiun

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Bashkia e Shkodrës e ka shpallur aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Bekim Fehmiun si qytetar nderi të këtij qyteti. Në autobiografinë e tij, Fehmiu, me origjinë nga Prizreni, rrëfen për një kohë fëmijërie të kaluar në këtë qytet, nga vendet e shumta që ishte jetuar.

Tre vjet pas vetëvrasjes, një delegacion nga Shkodra në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd, mirënjohjen ia kanë dorëzuar bashkëshortes së tij, aktores së famshme serbe, Branka Petric.

Ajo ka thënë se ka qenë e befasuar dhe e lumtur për një shenjë dashurie që tregon ky akt.

Mobi Casa

“Ata që merren me art e dinë se kjo është një gjë pa kufij. Por, nga ana tjetër ai kishte ndjenja që i takonte popullit të tij dhe origjinës. Në librin e tij të dytë flet edhe se si kanë dashur t’ia ndryshojnë emrin, por ai ka refuzuar duke thënë se është emri që ia kanë lënë prindërit. Mendoj se ai që nuk i do të tjerët, nuk mund të dojë veten në mënyrë të vërtetë. I ka dashur të tjerët, por edhe popullin e tij e sidomos familjen që ka qenë e shenjtë”, ka Branka Petric, bashkëshortja e Fehmiut, transmeton Tch.

Bekim Fehmiu, karrierën e tij në Beograd kishte arritur ta kalonte përtej kufijve e deri në filmat e Hollywood-it. Ka luajtur role në nëntë gjuhë me aktorët më të famshëm botërorë, por shumë pak në gjuhën shqipe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.