Mobi Casa

Shkodra: Ka rritje të transparencës në Gjykatën e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka tre muaj që ka caktuar zëdhënësin e saj Sabit Shkodra. Ai është një zyrtar i ri por shumë serioz në punë i cili po mundohet ta rrisë transparencën në këtë institucion të rëndësishëm.

Gjykatat kosovare në të shumtën e rasteve pas luftës janë treguar të mbyllura, të izoluara për publikun dhe mbi të gjitha larg medieve. Por tani gjërat kanë ndryshuar pasiqë shumica e gjykatave i kanë zëdhënësit e tyre.

Sabit Shkodra ka tre muaj që është caktuar zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan. Ai po mundohet ta rrisë transparencën në këtë institucion të rëndësishëm dhe mbi të gjitha mundohet të jetë sa më afër medieve.

“Janë bërë tre muaj që nga emërimi im si zyrtar për informim në Gjykatën Themelore në Gjilan dhe shihet një rritje e transparencës së këtij institucioni apo thënë më mirë një bashkëpunim më i madh mes medieve dhe Gjykatës” thotë Sabit Shkodra për rajonipress.

RCCOLA

Shkodra tha se mundohet ta informojë vazhdimisht publikun për punën në Gjykatë. “Këtë e bazojë në atë se të gjitha gjykimet penale që hynë në Departamentin e Krimeve të Rënda, zyra për informim brenda Gjykatës Themelore në Gjilan, njofton mediet përmes komunikatave. Kjo është një praktikë e re, që përherë të parë po zbatohet nëpër Gjykatat Themelore” sqaron ai.

Shkodra tha se përveç njoftimit të medieve përmes komunikatave për mbajtjen e gjykimeve, zyra për informim ofron edhe ndihmesë të madhe të gjithë medieve, që kanë të bëjnë me Gjykatën Themelore në Gjilan, duke përfshirë edhe Degët e Gjykatave, siç janë në Kamenicë, Viti dhe Novobërdë.

“Përveç bashkëpunimit të mirë me media që vazhdon të mbretëroj, ne kemi vendosur edhe në hyrje të Gjykatës broshura, ku qytetarët mund të i marrin dhe të njoftohen edhe më shumë për këtë institucion. Gjithashtu ne si institucion i dërgojmë mjeteve të informimit orarin e gjykimeve për tërë muajin” tha Shkodra.

Shkodra tha se jemi institucioni i vetëm që ofrojmë edhe orarin e gjykimeve që do të mbahen përmes monitorëve që gjenden në korridorin e gjykatës, e ku të gjithë qytetarët mund të informohen nga aty. “Zyra për informim vazhdon të jetë aktive si gjithmonë, në rritjen e transparencës edhe më shumë në Gjykatën Themelore të Gjilanit dhe degëve të saja” tha Shkodra./rajonipress/