KKGJILAN

Shkodër: Në aksident vdes oficer i policisë, plagoset kryekomunari

/ 1 minutë lexim

Shkodër- 1 i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin Shkodër-Hani Hotit, në vendin e quajtur Shtoj i Ri.

Një automjet tip benz me targa AA 565 DH është përplasur me një fuoristradë me targa MA 2249 B, e si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit benz Besnik Burgaj, oficer i policisë kufitare, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i fuoristrades Isa Rama, kryetari i komunës Qendër Koplik, raporton News24.

Eco Higjiena

Oficeri i policisë ndërroi jetë gjatë natës në spitalin e Shkodrës, si pasojë e plagëve të marra nga përplasja e makinave. Ndërkaq gjendja shëndetësore e të plagosurit Isa Rama, paraqitet e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, policia vazhdon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, së bashku me një grup hetimor të Prokurorisë së rrethit Shkodër, paraprakisht dyshohet se shkelje e rregullave të qarkullimit të jetë bërë shkak i përplasjes së makinave.