Shkodër, kapen 14 shtetas somalezë

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër bënë të ditur se shtetasit somaleze, të cilët kanë deklaruar se kanë hyrë në territorin shqiptar nga Greqia, janë ndaluar në vendin e quajtur Gryka e Shegës pranë vijës kufitare me shtetin fqinj të Malit të Zi në territorin e fshatit Hot të rrethit Malësi e Madhe.
Nga të dhënat që ofron policia, ndër ta janë edhe tre femra dhe një fëmijë i moshës pesë vjeçare.
Pas ndalimit të tyre, ata kanë bërë të ditur se synimi ka qenë për të mundësuar kalimin fillimisht në Malin e Zi dhe më pas me destinacion shtetet e Bashkimit Evropian.