Hidromorava

Shkëndijes, pas fotove të nxehta, i ofrohet rol në një film porno

/ 2 minuta lexim

Tiranë – Nuk ka ditë që ajo nuk nxjerr ndonjë foto provokuese në profilin e saj, ndërsa ndez adrenalinën e fansave meshkuj, të cilët i ka në Facebook.

Komente nga më të ndryshmet, madje dhe nga ato komentet banalet, nuk e pengojnë aspak. E kanë krahasuar me Jennifer Lopez dhe Kim Kardashian për shkak të fizikut të saj dhe vitheve, të cilat i reklamon me shumë krenari.

Këngëtarja kosovare Shkëndije Mujaj së shpejti do të lansojë një videoklip që e ka realizuar në Shtetet e Bashkuara dhe bëhet fjalë për një projekt në gjuhën angleze. Këngëtarja ka treguar edhe arsyet pse pikërisht ka zgjedhur New Yorkun që të xhirojë klipin. “Sepse është një qytet shumë interesant për të realizuar atë çka po paramendoj unë, bashkëpunëtorët janë të gjithë të huaj dhe do të kem valltarë profesionistë.

KKVITI

Më janë dërguar katalogët si për femra, ashtu edhe për meshkuj, për të përzgjedhur pesë valltarë të cilët do të marrin pjesë në klipin e ardhshëm. Kam që nga viti 2009 pa klip dhe të gjithë po presin me padurim ta shohin, kështu që ka ardhur koha për ta realizuar dhe pikërisht në Amerikë”, tha Shkëndija, transmeton panorama plus.

Ndërkaq, sa i përket pjesës së pasme të trupit, ajo thotë: “Prapapanica ime është më se origjinale dhe këtë formë e kam arritur duke u stërvitur në mënyra të ndryshme, pra ka pesë vjet që po djersitem me orë të tëra të bëj këtë formë amazing ass, dhe atë ditë kur të shoh një palë vithe më seksi mes këngëtareve tona, nuk do pozoj më, ky është gjest humanitar për popullin shqiptar me moton ‘ja shikoni dhe konsumoni prodhime vendore”.

Shkëndijes këto ditë i ka ardhur një ofertë për të xhiruar një film porno, ndërsa për këtë projekt i është ofruar edhe një shumë prej 350 000 euro. Shkëndija nuk ka ngurruar që mesazhin ta publikojë në Facebook.