United Hospital

Shkencëtarja shqiptare, prorektore në Universitetin e Darmstadt-it

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Këtë detyrë Prof. Mira Mezini e ka filluar nga 1 janari 2014. Në sektorin e saj bëjnë pjesë transferi i teknologjisë dhe i dijes etj. Mandati i saj zgjat tri vite.

Mira Mezini është emër i njohur në fushën e teknologjisë infomatike në Gjermani. Një vit më parë ajo ka fituar si femra e parë çmimin ERC, më të lartin që ndahet në Evropë pë arritje shkencore.

Mezini, e lindur dhe shkolluar në Shqipëri, ka bërë specializime të shumta dhe qëndrime studimi, në SHBA dhe në Gjermani. Këtu ajo punon si profesoreshë e rregullt në Universitetin Teknik të Darmstadtit. Së fundi ajo është zgjedhur vicepresidente (prorektore) e këtij universiteti. Këtë detyrë Prof. Mezini e ka filluar nga 1 janari 2014.

Në sektorin e saj bëjnë pjesë transferi i teknologjisë dhe i dijes si dhe angazhimi për “Alumni” (absolventët e universitetit). Mandati i saj zgjat tri vite. Ajo, së bashku me presidentin dhe kancelarin dhe dy vicepresidentë tjerë është pjesë e presidiumit të Universitetit Teknik të Darmstadtit, tranmseton albinfo.

FIDANISHTJA

Në një prezantim të bërë në faqen e universitetit në fjalë, Mira Mezini shpalos planet e saj për mandatin e sapofilluar. “Planifikoj forcimin e përpjekjeve për rezultate të avancuara në fushën e hulumtimit dhe të inovacionit, ku ekziston një potencial i madh i pashfrytëzuar”.

Ajo ka shtuar se në mesin e objektivave të saj bën pjesë edhe intensifikimi i partneritetit të Universitetit Teknik me ekonominë dhe me shkencën dhe afrimi më i madh me organizata tjera hulumtuese jashtuniversitare..Menaxhimi i patenteve dhe komercializimi i të arriturave në fushë të softuerit janë pikat tjera ku Mezini e sheh veten të angazhuar gjatë tri viteve në vijim.

Mira Mezini, profesoreshë e Informatikës në Universitetin e Darmstadtit, Gjermani, ka fituar në vitin 2012 çmimin ERC Advanced Grant me shumën prej 2.3 milionë euro që e ndan Këshilli për Promovim të Hulumtimeve Shkencore (European Research Council – ERC).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.