Mobi Casa

Shkencëtarët kanë krijuar çokollatën e shëndetshme me lëng frutash

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lajme të shkëlqyeshme për adhuruesit e çokollatës! Shkencëtarët kanë shpikur çokollatën pa yndyrë. Edhe pse ka dëshmi që çokollata është shumë e mirë për ju – fakti mbetet që është e mbushur me yndyra dhe sheqer që ju trashin.

Tani shkencëtarët kanë zhvilluar një version më të shëndetshëm të çokollatës, duke përdorur lëng frutash – por si funksionon kjo?

Ajo çfarë kanë bërë shkencëtarët është heqja e yndyrave të çokollatës deri në 50 për qind dhe zëvendësimi i tyre me pikëza të vogla lëngu me masë më pak se 30 mikron në diametër. Deri tani, raportojnë ata në “Journal of Material Chemistry”,ata kanë aplikuar

lëngun e portokallit dhe të thanave në çokollatën e qumështit, të zezë dhe të bardhë.

Hidromorava

Duket që rezultatet japin strukturën e njëjtë dhe shijen si çokollatë: një delikatesë e këndshme kur e ndan një copë, e cila shkrihet në mënyrë të lëmueshme dhe të shijshme

në gojë. Meqenëse është e mbushur me lëng frutash, shijon, sigurisht pak si fryt – por hulumtuesit shpjegojnë që në teori duhet të jetë e mundshme të arrihen efekte të ngjashme me ujë dhe pak acid askorbik. Dr. Stefan Bon nga Departamenti i Kimisë në Universitetin eWarwick shpjegon: “Studimi ynë është pika fillestare për një çokollatë më të shëndetshme – ne kemi caktuar kiminë pas kësaj teknike të re, por tani shpresojmë që industria e ushqimit do ta marrë metodën tonë për të bërë çokollata të shijshme, me më pak yndyrë.”

Testi i vërtetë do të jetë atëherë kur do të dëshmohet që kjo shijon si çokollatë e vërtetë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.