Mobi Casa

Shkëmbimi i territoreve, mes mbështetjes dhe kundërshtimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deklaratat e kryeministrit serb, Ivica Daçiq se Prishtina dhe Beogradi me lehtësi do të mund të pajtoheshin për këmbim territoresh, që do të thoshte këmbimin e veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës, ka ngjallur reagime në Kosovë dhe Luginë të Preshevës.

Kjo ide e kryeministrit serb, nga përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, është quajtur ide antevropiane. Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka thënë se zyrtarët serbë po vazhdojnë me ide të shekullit të kaluar për Kosovën. “Kjo është dëshmi se shqetësimi i vërtetë i Serbisë nuk janë të drejtat e serbëve në Kosovë dhe trashëgimia kulturore dhe fetare, por territori”, ka thënë Çitaku.

Uji Dea

Por ndryshe mendojnë përfaqësues të Luginës së Preshevës dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Përderisa njëra palë përkujton se plani për bashkim të Luginës me Kosovën është bërë qysh para dy dekadash, pjesa tjetër mendon se një ide e tillë është zgjidhja më e mirë për përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa shprehen skeptikë se një ide e tillë do të hedhet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.(Tribuna).